Shkëndija nesër luan miqësoren e fundit në Antali

Shkëndija të dielën do të zhvillojë ndeshjen e fundit kontrolluese në kuadër të përgatijeve dimërore që tani më 16-të ditë janë duke u zhvilluar në Antalia të Turqisë. Shaktyor Soligorsk nga Bjellorusia do të jetë rivali i fundit i ‘kuqezinjëve’ në tokën turke, në përballjen e 6-të kontrolluese që do të zhvillohet të dielën.

Bëhet fjalë për skuadër kualitative që për momentin mban pozitën e 3-të në renditjen e play-offit të futbollit bjellorus, duke qëndruar në zonën e skuadrave që sigurojnë pjesëmarje në kualifikimet për Liga Evropa.

Pritet që ky të jetë një test tjetër kualitativ për djelmoshat e Koznikut, që nga ndeshja në ndeshje shënojnë progres në lojë. Shkëndija deri tani ka zhvilluar 5 ndeshje në Antalia, me një bilans prej 4 fitoreve dhe një disfate. Takimi i fundit ishte të mërkurën përballë Metalurg Zaporozhies së Ukrainës, në të cilën vendosi goli i vetëm i Idrissout. Të enjten futbollistët kishin ditë të lirë, ndërsa prej të premten vazhdojnë me nga dy seanca stërvitore në ditë.

Lajme të ngjashme

Back to top button