Digjet automobili i biznesmenes së njohur

Një bombë e llojit koktej molotov është hedhur mbi makinën e Kiraca Trajkovska, ish personi i dytë në “Fershped”, thonë banorët e rrugës Jadranska, ku edhe ka ndodhur incidenti, transmeton A1on.

Sipas të dhënave policore, rasti është paraqitur dhjetë minuta pas mesnatës, dhe thuhet se është hedhur koktej molotov. Policia konfirmon se makina ishte e K.T. (61).

Gjatë shpërthimit nuk ka pasur persona të lënduar, vetëm dëme materiale. Nga MPB njoftojnë se është duke u  punuar në zbardhjen e incidentit.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button