fbpx

Vazhdojnë luftimet në Lindje të Ukrainës

Pavarësisht marrëveshjes së nënshkruar një ditë më parë në Minsk të Bjellorusisë, luftimet në Ukrainë vijojnë.

Betejat e përgjakura janë përqendruar në Debaltseve, një qytet strategjik mes zonave të kontrolluara nga rebelët.

Të premten, ushtria ukrainase tha se njëmbëdhjetë ushtarë kanë vdekur dhe 40 të tjerë mbetën të plagosur në vetëm 24 orë , ndërsa rebelët thanë se shtatë civilë kishin humbur jetën. Pas këtij bilanci, presindeti i Ukrainës Petro Poroshenko tha se rruga për arritjen e paqes duket e gjatë:

Petro Poroshenko: “Dua që askush të mos ketë iluzione dhe unë nuk jam naiv. Ne kemi ende një rrugë shumë të gjatë për të arritur paqen e plotë. Gjithashtu e di që askush nuk ka një besim të fortë se kushtet e nënshkruara të paqes në Minsk të Bjellorusisë do të zbatohen në mënyrë rigoroze”

Ashtu siç ndodh rëndom, palët akuzuan njëra tjetrën për vrasjet dhe nisjen e luftimeve, ndërkohë që diplomatët perëndimorë thanë se Bashkimi Europian ka planifikuar të miratojë të hënën sanksionet kundër separatistëve të Ukrainës dhe Rusisë, pavarësisht armëpushimit.

NATO dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës deklaruan se luftimet bien në kundërshtim me paktin, duke kërcënuar se sanksionet e mëtjeshme janë ende në tryezë.

Të premten e 13 shkurtit 2015, Kremlini konfirmoi se liderët e Ukrainës, Rusisë, Francës dhe Gjermanisë do të qëndrojnë në kontakt me biseda telefonike edhe gjatë ditëve në vijim.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close