Arti në kolaps nëse nuk ndryshon Ligji

Nëse Ligji për honorarët nuk do të ndryshojë, jeta kulturore dhe krijimtaria artistike në përgjithësi do të pësojë një kthesë drastike, shkruan Koha.

Mbyllja e një numri institucionesh më të mëdha dhe të vogla, të zhanreve të ndryshme, shoqatash të artit figurativ, grupe muzikore, shtëpi produksioni e të tjera, por mbi të gjitha demotivimi për të krijuar, do të jenë pasojat e para që do të ketë skena artistike dhe kulturore. Kështu pohojnë krijues të sferave të ndryshme. të cilët thonë se nëse Ligji nuk ndryshon, do të detyrohen t’i vënë drynin atelieve.

Pakënaqësinë e tyre këto ditë e kanë shprehur edhe Shoqata e Artistëve Figurativë. Arti nuk është një produkt industrial, por një produkt që konsumohet nga një pjesë e vogël e shoqërisë dhe si i tillë nuk duhet të goditet në këtë formë, thotë piktori Reshat Ameti.

“Artistët kanë menaxherë, apo galeri që u marrin përqindje. Për shembull, për një vepër që e shita jashtë vendit, galeria merr 40 për qind, ka galeri që marrin edhe 60 për qind dhe kur honorari të vijë në llogarinë time në Maqedoni, shteti do të marrë përqindjen e vet dhe sa më mbeten mua? Më duhet të paguaj për atë vepër që e kam bërë. Me këtë Ligj bllokohet qarkullimi i gjakut të jetës artistike. Ndërkohë që duhet të ndodhë e kundërta, arti duhet të stimulohet dhe jo të tatohet, pasi është një produkt që nuk e konsumojnë të gjithë. Shumë pak veta blejnë vepra arti, pak lexojnë e kështu me radhë. Madje, mund të them se me këto tatime, do të duhet të mbyllim edhe shoqatën”, thotë Ameti.

Përmes një letre të hapur me 200 nënshkrime drejtuar Qeverisë, sektori i filmit ka paralajmëruar se braktisja e profesionit dhe heqja dorë nga krijimtaria filmike janë zgjedhja që do të jenë të detyruar ta bëjnë.

Lajme të ngjashme

Back to top button