Studentët e Kosovës me përkrahje për studentët e Maqedonisë

Studentët aktivistë të Lëvizjes Studentore për Barazi­ STUDIM,KRITIKË,VEPRIM të Prishtinës solidarizohen me aksionin dhe mbështesin kërkesat e studentëve të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.

“Rritja e tarifave, teknikalizimi i dijes, rritja e kontrollit dhe censurës nga pushteti janë dukuri që po shkatërrojnë Universitetin dhe jetën universitare edhe në Kosovë si në shumë vende të tjera të botës që udhëhiqen nga sistemi neoliberal. Por, rezistenca kundër këtyre shtrëngesave përbën edhe kauzat rreth të cilave duhet të bashkohen studentët. Në këtë drejtim, zaptimi i Universitetit që po bllokohet nga politikat neoliberale është në fakt akt çlirim i Universitetit. Përvetësim studentor kundër tjetërsimit”, thuhet në njoftimin dërguar për media nga kjo lëvizje.

“Ligjet neoliberale që mbrojnë interesa të pjesshme, në dëm të shumicës dërmuese të popullsisë, vijnë nga pushtete autoritare. Këto pushtete kuptojnë vetëm një gjuhë: rezistencën dhe vendosmërinë. Përmes rezistencës kërkesa juaj për autonomi, është bërë angazhim për të. Përpara!”, përfundon njoftimi për media i Lëvizjes Studentore për Barazi­-STUDIM KRITIKË VEPRIM të Prishtinës.

Untitled

Lajme të ngjashme

Back to top button