Ahmeti takon deputetët gjerman

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka vizituar Ambasadën e Gjermanisë në Shkup ku ka realizuar takim me grupin e deputetëve të Bundestagut gjerman për bashkëpunim me vendet e Evropës Juglindore, të udhëhequr nga Deputeti Peter Weis, si dhe Ambasadoren Gjermane në Maqedoni, zonjën Christine Althauser.

Deputetët gjerman u interesuan rreth zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, marrëdhënieve ndëretnike, çështjes së emrit, dialogut politik si dhe aferës së përgjimeve masive.

Kryetari Ahmeti fillimisht foli rreth nevojës për përqafimin dhe zbatimin e frymës së Marëveshjes së Ohrit duke theksuar dallimet në interpretimin e kushtetutës kur bëhet fjalë për gjuhën zyrtare shqipe. Për shqiptarët, siç thotë dhe kushtetuta, gjuha shqipe është zyrtare, ndërsa partitë maqedonase akoma nuk kanë demonstruar gatishmëri për ta zbatuar këtë dispozitë kushtetuese.

I pyetur se pse të gjithë shqiptarët flasin maqedonisht, ndërsa fare pak maqedonas flasin shqip, Kryetari Ahmeti theksoi që pikërisht kjo demonstron mos gatishmërinë e përqafimit të frymës së Marrëveshjes së Ohrit dhe njohjen e gjuhës së njëri tjetrit.

Kryetari Ahmeti theksoi që të gjitha të arriturat pas luftës nëpërmjet të Marrëveshjes së Ohrit u arritën në partneritet me komunitetin ndërkombëtar. Por rrumbullaksimi i këtij procesi dhe i të arriturave po rezikohet nga vonesat për tu integruar në NATO dhe BE që mund të nxisin edhe tensione ndëretnike.

Ahmeti theksoi që Maqedonia ka shumë punë për të bë në drejtim të sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit, lirisë së mediave, etj, por edhe po i plotësoi të gjitha këto kritere, pa e zgjidhur kontestin me Greqinë, nuk anëtarësohet dot në NATO e as që fillon negociatat me BEnë.

Prandaj, roli i Gjermanisë, i nisur me konferencën e Berlinit nga viti i kaluar, duhet të jetë vendimtar në uljen në një tavolinë të kryeministrave Gruevski dhe Cipras për ta zgjidhur këtë çështje sa më shpejtë.

Në lidhje me dialogun politik, Kryetari Ahmeti dha shembull nga koha kur BDI sfidoi demokracinë me mjete parlamentare pasi që ishtë lënë padrejtësisht në opozitë.

Vendi i LSDMsë është në kuvend ku do të gjejnë partner tek BDIja. Ndërsa, lideri i BDIsë ftoi edhe Brukselin zyrtar që të përforcon ekipin ndërmjetësues midis VMRO DPMNE dhe LSDM edhe me ekspert që do ta kishin monitoruar procesin në rastin Puç për arsye se rezervat e qytetarëve për Gjyqësorin janë të mëdha, përfshirë edhe të Bashkimit Demokratik për Integrim. Për ta fituar besueshmërinë dhe kredibilitetin nga të gjitha palët e përfshira në këtë aferë kaq të madhe, Brukseli nevojitet që të delegon ekip të fuqishëm politik dhe ekspert sa më shpejt që është e mundur.

Lajme të ngjashme

Back to top button