Vdekja nuk i ndau, 5800 vjet të përqafuar

Arkeologët në Greqinë jugore pohojnë se kanë zbuluar skeletet e një çifti të përqafuar, skelete këto që ndodheshin në varrin e vjetër 5800.

Anastassia Papathanassiou, lidere e ekipit eskumues thotë se sskeletet janë zbuluar në vitin 2013, por për gjetjen nuk është raportuar derisa ka përfunduar analiza e ADN-së.

Çifti besohet se ishte në vitet e tyre të njëzeta. Skeletet janë gjetur në shpellën afër Alepotrypa, lokacion ky i rëndësishëm arkeologjik i Greqisë.

Nuk dihen rrethanat se si kanë vdekur ata. I qartë mbetet fakti se mbetjet janë të çiftit që është varrosur i përfqafuar dhe si i tillë ka qëndruar mbi 5800 vjet.

Lajme të ngjashme

Back to top button