Todorov: Do ta ndërroja funksionin po qe se e ktheja në jetë Tamarën

Ministri i shëndetësisë Nikolla Todorov, komentoi vdekjen e vajzës së vogël Tamara. Ai nga presioni i shoqërisë u detyrua që të prononcohet.

“ Do ta ndryshoja edhe funksionin, po qe se do të ndërroja diçka, por fatkeqësisht nuk mundem.

E pa përgjegjshme do të ishte të thamë se nuk ndjehem i përgjegjshëm, ose nuk marr asnjë përgjegjësi, ose nuk më vjen keq për atë që ndodhi. Sinqerisht me vjen keq për atë që ndodhi.

Tentova të bëj gjithçka në kompetencat e mia, madje më shumë se aq, por dukshëm, ajo gjë nuk ishte e mjaftueshme për të shpëtuar jetën e një fëmije”, theksoi Todorov për 24Vesti.

Lajme të ngjashme

Back to top button