Televizioni Kroat Nova: Maqedonia në prag të diktaturës

Gazetari më i njohur hulumtues ka vdekur në rrethana të dyshimta. Tomisllav Kezharovski, gazetari që e ka hulumtuar këtë ngjarje është dënuar me dy vite burg. Protesta masive, medium dort të kontrolluara, opozita është akuzuar për përgatitjen e një grusht shteti, ndërsa 30 përqind nga qytetarët janë të papunësuar. Çka po ndodh në Maqedoni”, pyet televizioni kroat NOVA në emisionin „E Kontrolluar“.

Sipas rezultateve të hulumtimin nga Reporterët pa kufij për lirinë e shprehjes Maqedonia gjendet në vendin e 117, që është gjashtë vende më poshtë se vitin e kaluar.

Duke i vëzhguar rezultatet në prizmin e gjendjes aktuale në shoqërinë maqedonase, të flitet për një hap pozitiv duket si ironike.

Është mjaft vetëm të flasësh me gazetarin Tomisllav kezharovski i cili në vitin 2013 ishte dënuar me katër vite burg ndërsa më pas dënimi ju zvogëlua në dy vite, për shkak të tekstit të shkruar para pesë viteve.

Ekipi i Televizionit NOVA nga Kroacia ka qëndruar në Maqedoni në ditën e publikimit të dëshmive nga ana e Zaevit, ato kërkuan edhe mendimin e kryeministrit Nikolla Gruevski por nuk morën përgjigje.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button