Po kthehet Dortmundi

Borussia Dortmund ka arritur edhe një tjetër fitore të rëndësishme në luftë për një vend që i siguron mbijetesën. Skuadra e Jurgen Klopp, ka mposhtur në shtëpi Manzin, me rezultat 4:2.
Dortmundi nuk e nisi aspak mirë takimin duke pranuar gol që në minutën e parë të ndeshjes, kur Mainz shënoi nëpërmjet Soto.
Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë Dortmundi arriti të përmbys rezultatin, duke barazuar së pari meanë të Subotic në minutën e 49’, ndërsa për herë të parë në epërsi e dërgoi Marco Reus, duke shënuar për 2:1 në minutën e 55’.
Mysafirët reaguan shpejt duke barazuar pas një minute në 2:2.

Por Aubameyang dhe Nuri Sahin, rikthyen buzëqeshjen të Jurgen Klopp dhe të mijëra tifozë të pranishëm në Signal Iluna Park, duke shënuar për fitoren 4:2. Dortmundi pas kësaj fitore, arrin në kuotën e 22 pikëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button