Policia serbe kap emigrantët kosovarë (Video)

20 policë gjermanë dhe 9 makina speciale kanë arritur në Serbi për të vëzhguar kufirin.
Policia serbe ka shtuar kontrollin nëpër zonat kufitare dhe aty u është bashkuar edhe xhandarmëria për shkak të numrit të shtuar të emigrantëve nga Kosova.

Këta njerëz janë kapur duke tentuar të kalojnë ilegalisht. Familja të shumta arrinë në stacionin e Policisë kufitare.

Aty ata procedohen dhe për Serbinë, ata janë shtetas të saj, andaj vlejnë ligjet lokale, dhe kjo është vetëm shkelje kundravajtje.

“Për shkak të shtimit të numrit të emigrantëve, ne e kemi marrë ndihmën nga qendrat tona rajonale por dhe njësitet e xhandarmërisë të cilat janë të pajisura me makina terreni dhe mjete bashkëhore për rrezatimin e trupit. Ne kemi bashkëpunim shumë të mirë me policinë hungareze”, ka thënë për Top Channel Predrag Sarac, shef për sigurimin e kufirit në Suboticë.

Në njërin nënklailm afër kufirit në fshatin Pakiq në të cilin besohet se shumica prej tyre tentojnë të kalojnë kufirin dhe po zhvillohet gjithçka për tentim të kalimit të kufirit, njësitet speciale kanë kapur një gruo të rinjsh. Ata i thonë policisë se nuk kanë para dhe nuk kanë pasur fat të kalojnë, Policia serbe ka arritur të kapë më shumë 1 mijë shqiptarë nga Kosova./TCH

Lajme të ngjashme

Back to top button