Pirja e duhanin shkaku kryesor i paralizimit të trurit

Duhani gjithmonë është cilësuar si një produkt i dëmshëm për organizmin e njeriut, përveç shumë efekteve negative, efekt tjetër të padëshirueshëm që është në lidhje me pjesën që quhet materia gri e trurit.

Konsumimi i duhanit shkakton paralizimin për një kohë të gjatë të një pjese të trurit, duke bërë që dhe nëse ne e lëmë për një kohë atë koha që duhet për ripërtërimin e qelizave është shumë e gjatë.
Sipas një studimi të publikuar në revistën “Molecular Psychiatry”, i zhvilluar mbi 500 persona, për më shumë se 50 vite.

Mes pjesëmarrësve kanë qenë 36 duhanpirës, 233 ish konsumatorë të duhanit dhe pjesa tjetër ishin persona që nuk kishin konsumuar kurrë duhanin në jetën e tyre. Të gjithë i janë nënshtruar rezonancave në tru dhe matjes së nivelit të inteligjencës në periudha të caktuara.

“Analizat kanë treguar se përdoruesit e duhanit kanë një “lëvore” të trurit më të hollë se ata që nuk kanë konsumuar kurrë duhan. Të gjithë ata që e kanë lënë duhanin, bëhet fjalë për ata persona që kanë qenë konsumues të një pakete në ditë për 30 vite, iu është dashur të paktën 35 vite për të rregulluar diferencat e fituara nga ndryshimet në tru”,- thuhet në studim. /albeu/

Lajme të ngjashme

Back to top button