Kush do të jetë anëtari i 4 i jurisë së X Factor?

Prej fillimit të këtij viti në Televizionin Klan ka nisur intensivisht puna për edicionin e 4 të  Factor Albania, talent-show më i suksesshëm në Shqipëri, i cili ka në fokus zbulimin e këngëtarëve të rinj të talentuar.

Ndonëse kanë nisur përgatitjet me finalistët  të ndarë sipas kategorive “Djemtë”, “Vajzat”, “Mbi 23” dhe “Grupet”, skuadra e X Factor po shoqërohet vetëm nga 3 anëtarë të jurisë. Ashtu siç duket dhe në këto foto të shkëputura gjatë provave të së premtës, krah regjisores Vera Grabocka dhe prezantueses Alketa Vejsiu, janë Pandi Laco, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani.

Jurisë së X Factor i mungon një prej anëtarëve të saj. Por se cili do të jetë ai, kjo mbetet ende mister, edhe pse këto ditë kanë qarkulluar shumë emra. Sipas produksionit, anëtari i 4 i jurisë, një emër i njohur i muzikës dhe spektaklit do të zbulohet vetëm në  23 Shkurt, mbrëmjen kur do të nisin transmetimin “Netët Live” të X Factor Albania./ RevistaClass

Lajme të ngjashme

Back to top button