fbpx

Shenjat që tregojnë se tashmë jeni të varur nga celulari edhe pse nuk e pranoni

Është e vështirë ta mendosh tani jetën pa celularë. Për shumë njerëz, gjëja e parë që iu bie ndërmend kur zgjohen dhe gjëja e fundit që iu bie ndërmend kur shkojnë për të fjetur është celulari.

68% e njerëzve të rritur flenë me celularët e tyre afër shtratit. Një shumicë e njerëzve e përdorin celularin duke ecur apo duke vozitur.

Një sondazh i ri tregon se shumica e njerëzve e kontrollojnë celularin e tyre gjatë lëvizjes. 20% e njerëzve e bëjnë këtë në xhami apo kishë. 10% prej njerëzve e kanë pranuar se e kontrollojnë celularin edhe gjatë momenteve më intime të tyre.

Disa bëjnë selfie edhe në funerale dhe të tjerët bëjnë selfie gjatë kohës kur janë në tualet. Kështu që, si ta dini nëse jeni të varur shumë nga celulari?

Varësia ndaj celularit është e ngjashme me varësitë e tjera teknologjike, si të qëndruarit në kompjuter dhe luajtja e lojërave elektronike. Hulumtuesit kanë identifikuar ‘6 shenja’ që tregojnë se ju jeni tashmë një i varur.

A jeni i varur? Gjeni 6 veprimet më poshtë të cilat ju përshkruajnë juve.

Spikatja

Një sjellje bëhet e spikatur kur ajo është e integruar thellë në rutinën tuaj të përditshme.

1. Gjëja e parë që kontrolloni kur zgjoheni nga gjumi është celulari juaj.
2. Do të ktheheshit në shtëpi gjatë rrugës për në punë vetëm për ta marrë celularin, nëse do e kishit harruar atë.
Euforia

Kush e di se çfarë do të thotë për ju tingulli i celularit tuaj? Ndjenja e pritjes që i paraprinë përdorimit të madh të celularit është një modifikim në disponimin tuaj i cili mund të rezultojë në eufori.

3. E përdorni celularin kur jeni të mërzitur.
4. Shtireni kinse jeni duke folur me dikë në celularë vetëm për të shmangur situata të ndryshme sociale.

Toleranca

Ashtu si në rastin e drogës dhe alkoolit, toleranca adreson nevojën për një dozë gjithnjë në rritje të sjelljes për të arritur dëshirën më të lartë.

5. Kaloni më shumë kohë në celularë.
6. Kaloni më shumë kohë se që duhet në celularë.

Simptomat e tjera

Ndjenja e nervozes, stresit, ankthit, dëshpërimit dhe madje edhe panikut që shpesh ndodh kur ndaheni nga celulari juaj janë shembujt më të mirë të simptomave që tregojnë se ju jeni i varur nga ai.

7. Bëheni nervozë kur nuk e keni celularin afër.
8. Jeni bërë panik kur keni menduar se e keni humbur celularin.

Konflikti

Një gjë e përbashkët me varësinë ndaj celularit është edhe konflikti. A ankohen gruaja apo fëmijët tuaj se po e përdorni shumë celularin? A lejoni që mesazhet, thirrjet dhe e-mailet t’ua prishin pushimet dhe kohën tuaj personale? A pengohen aktivitetet tuaja në punë duke luajtur lojëra, duke kontrolluar Facebookun dhe forma të tjera të argëtimit që ofrohen në celularin tuaj?

9. Jeni grindur me bashkëshorten/in, miqtë, apo familjen rreth përdorimit të celularit.
10. E përdorni celularin edhe gjatë vozitjes së veturës.
11. Keni provuar që ta pakësoni përdorimin e celularit, por përpjekja nuk ka zgjatur shumë.
12. Keni dëshirë që ta reduktoni përdorimin e celularit, por keni frikë se nuk mund ta bëni.

Pra, a jeni të varur nga celulari?

Për ta ditur, thjeshtë llogaritni këto veprime më lartë duke e vendosur një ‘po’ tek veprimet që i bëni dhe një ‘jo’ tek ato që nuk i bëni, për ta ditur sa jeni të varur.

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close