E jashtëzakonshmja Merkel: Për një javë 20 mijë kilometra udhëtim

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dje ka mbërritur në samitin e BE-së në Bruksel e zbehur dhe e lodhur, gjë që nuk është për t’u çuditur, pasi që ajo brenda javës i ka përshkuar më shumë se 20 mijë kilometra.

Mediat gjermane janë shprehur të habitura me qëndrueshmerinë e kancelares.

“Merkeli kishte progam të jashtëzakonshëm maratonik”, shkruan DPA, raporton Indeksonline.

Aktivitetet diplomatike të Merkelit kanë filluar të enjten e kaluar më 5 shkurt kur ajo udhëtoi në Kiev, bashkë me presidentin francez, Francois Hollande, ku takuan presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko, në prag të bisedimeve në Minsk.

Vetëm një ditë më pas, ajo e hapi Konferencën e Sigurisë në Munih, që më pas të udhëtonte në Moskë, gjithashtu bashkë me Hollande në bisedimet preliminare me Vladimir Putinin, presidentin rus. Gjithçka kishte të bënte me krizën në Ukrainë.

“E diela pasdite” ishte e rezervuar për rikthim në kryeqytetin bavarez, Munih, ku edhe më tej vazhdonte Konferenca e Sigurisë, ku më pas udhëtoi drejt Uashingtonit. Ajo atje u prit nga presidenti amerikan, Barack Obama.

Bisedimet me Obamën zgjatën dy ditë, kurse të hënën më 9 shkurt ajo në Otava të Kanadasë u takuar me kryeministrin Harper, që të njëjtën mbrëmje të kthehej në Berlin. Ajo mori pjesë në komemoracionin me rastin e vdekjes s ëish presidentit gjerman.

Më pas shkojë në Minsk në bisedimet për të ardhmen e Ukrasinës. Këtu ajo luajti rolin kryesor në nënshkrimin e marrëveshjes “Minsk2”.

Në një intervistë për jetën e saj të dhënë në vitin 2013, Merkeli ishte pyetur se a i mjaftojnë vetëm katër orë gjumë.

“Jo. Por pjesërisht jam si deve. Kam kapacitete të mjaftueshme të rezervave. Më pas më duhet sërish të mbushëm dhe kështu me radhë”, pati thënë ajo. /Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button