“Trepça” e nxehu Kuvendin e Kosovës

Qeveria e Kosovës nuk e pati fare të lehtë përballjen me deputetët e Kuvendit, kur diskutuan për plotësim ndryshimin e ligjit për ndërmarrjet publike, përmes të cilit synohet që Trepça të mbrohet me ligj të veçantë, raporton KTV.

Aty ku përmendet Trepça, debati gjithmonë është i nxehtë. Pika 11. 3 e këtij projektligji ka qenë temë kryesore e gjithë debatit, nga ku u kërkua që të hiqet si tërësi.

Pozita shprehet e gatshme ta ndryshojë këtë pikë, e opozita s’bën kompromis tjetër pos asaj që Trepça të shndërrohet në ndërmarrje publike.

Qeveria as sot nuk ka sqaruar publikisht pse pika 11. 3 ndryshe është miratuar në Qeveri dhe ndryshe është në draftligj, gjë e cila ishte raportuar edhe në “Koha Ditore”, nga ku fjala “mund” është zëvendësuar me fjalën “bëhet”, dukë bërë kështu vendimmarrëse komunat e veriut, ku është e vendosur Trepça.

Partitë që janë në pozitë kërkuan që të mos manipulohet me qytetarët rreth Trepçës, e opozita ia dërgoi mesazhin e qartë pushtetit se demonstratat nuk do të ndalen. /Koha/

Lajme të ngjashme

Back to top button