Kanada: Një rast i sëmundjes së lopës së çmendur

Kanadaja, një shtet që eksporton mish në masë të madhe, bëri të premten të ditur se ka gjetur një rast të sëmundjes së lopës së çmendur, në provincën Alberta, duke shënuar rastin e parë që nga viti 2011.

Një deklaratë nga Agjencia Kanadeze e Inspektimit të Ushqimit (CFIA) tha se asnjë pjesë e lopës kishte pasur kontakt me ushqim, prandaj sipas tyre, eksportet nuk duhet të dëmtohen.

“CFIA po mundohet të konfirmojë moshën e kafshës, historinë e saj dhe mënyrën se si u infektua. Hetimi do të fokusohet mënyrën e të ushqyerit të lopës, gjatë vitit të parë të jetës së saj”, tha agjencia.

Eksportet kanadeze u rënduan shumë në vitin 2003, kur u zbulua rasti i parë i kësaj sëmundjeje në një fermë.

Kanadaja më pas shtrëngoi kontrollin dhe shumë shtete e vazhduan tregtinë e mishit me të.

Përmes eksportit të mishit, Kanadaja në vitin 2014 fitoi rreth 1.6 miliard dollarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button