Greqia kthen mbrapsht 300 shqiptarë nga pika kufitare e Kapshticës!

Gjatë ditës së sotme, mbi 300 persona janë kthyer mbrapsht nga autoritetet greke në pikën e kalimit kufitar me Greqinë në Kapshticë.
Ata janë shumica persona që duan të udhëtojnë me pasaporta biometrike, ndërsa janë lejuar të gjithë ata që dispononin dokumente greke.

Të kthyerit në doganë thonë se punonjësit e policisë greke u kanë përmendur vazhdimisht incidentet e ndodhura në qytetin e Përmetit.

Gjithashtu, pala greke në pikën kufitare të Kapshticës ka ndaluar sot për më shumë se 1 orë grupin e xhirimit të televizionit News 24.

Mësohet se grupi i News 24 ishte duke intervistuar qytetarë që pretendojnë se nuk lejohen të kalojnë në kufi nga pala greke, për shkak të konfliktit të krijuar para disa ditësh në Përmet, ku kisha ortodokse u zhvendos nga godina e Pallatit të Kulturës me një vendim gjykate, por edhe incidenteve të ndodhura dje, ku persona të panjohur hodhën gurë në ndërtesën e Konsullatës së Përgjithshme të Greqisë në Gjirokastër.

Qytetarët shqiptarë u shprehën se pala greke i ka fyer, ju ka thënë ju jeni njerëz të ligë, e fjalë të tjera të rënda. Ata i kanë thenë se ju na morët kishën dhe s’do kaloni më në kufi, s’do hyni më në tokën greke.

Lajme të ngjashme

Back to top button