Juventusi nuk ka hequr dorë për Januzajn

Juventusin po e pret verë e nxehtë në transfere. Sipas mediave italiane, Juve do të bëhet gati në verë të largoi Paul Pogban ose Arturo Vidalin. Shitja e njërit nga yjet e skuadrës pritet të krijoi fond të madh të parave, gjë që do ti mundësoi skuadrës blerje të mëdha.

Adnan Januzaj po përmendet si një nga opsionet kryesore të Juves për ta transferuar në verë. Januzaj, Oscar e Mikhtaryan priten të jenë tri goditjet e mëdha të verës në mesfushën e Juves.

Oscar shihet si pasuesi i Pirlos që po kalon ndoshta edicionin e fundit me Juven, ndërsa Januzaj e Mikhtaryan mund të jetë pasues të Pogbas që mund të largohet në verë.

Lajme të ngjashme

Back to top button