Recension: Тoni Mihajllovski deri te Zaevi: Kukulla nga faqja e parë!

Tre pjesë të ndryshme duhet të vlerësohen kur duhet të vlerësohen standardet profesionale të përmbajtjes mediatike që është subjekt i këtij recensioni.

Njëra është përmbajtja private e profilit në njërin nga rrjetet sociale të lideri të partisë më të madhe opozitare maqedonase, e dyta është, poashtu, përmbajtja private e një personalitetit të njohur nga mjedisi ynë artistik, dhe e treta është përmbajtja mediatike që e ka gjetur lidhjen ndërmjet dy të parave dhe nga kjo bën përmbajtje mediatike.

Në vitet e fundit të çnderimit të standardeve profesionale të gazetarisë maqedonase, kemi parë, dëgjuar dhe lexuar blasfemi që pretendojnë të promovohen si gazetari. Edhe kjo përmbajtje është njëra prej tyre. Mirëpo, derisa zgjat kjo përdhosje e profesionit dhe e diskursit publik, është detyrë e rojeve të shijes së mirë dhe të standardeve profesionale etike të jenë vigjilentë.

02082015-Kurir-ToniMLinku deri te artikulli origjinal: Тoni Mihajllovski deri te Zaevi: Kukulla nga faqja e parë!

Data dhe koha e publikimit: 08.02.2015

Data e recensionit: 11.02.201

Recensues: Zoran Bojarovski

Dy elementet e para nuk janë problem. Profili privat në ndonjë rrjet social është vend për shprehjen e qëndrimeve private. Kuptohet, nuk duam ta injorojmë faktin se njerëzit e njohur, me autoritet dhe profesionalizëm, në profilet e tyre mund të publikojnë informata, mendime, komente me interes për publikun e gjerë. Kjo mjafton që ndonjë medie, në bazë të një informate të tillë, të formojë përmbajtje mediatike. Mirëpo, ajo që duhet të respektohet, e para është se ajo informatë me të vërtetë duhet të jetë me interes për publikun, dhe gjithsesi, jo më pak e rëndësishme, “paketimi” të realizohet sipas parimeve profesionale mediatike.

Asgjë nga këto rekomandime nuk mund të shihet në përmbajtjen mediatike që e recensuam, e që paraqitet si gazetari në portal në internet, dhe i cili duhet të jetë i përgjegjshëm për shkak se është njëri nga më të lexuarit.

Në vend të kësaj, kemi afirmim të padueshmërisë në plan personal, bërje të sehirit dhe llomotitje amatore politike.

Këto nuk janë përmbajtje informative me interes për publikun, dhe sipas kësaj, nuk meritojnë të trajtohen në media.

Mirëpo, siç thamë, me vite të tëra ballafaqohemi me fantazma, zombi krijesa, që paraqiten si përmbajtje mediatike dhe, si të tilla, edhe duhet të vlerësohen dhe të emërohen.

Lajme të ngjashme

Back to top button