LSDM: Pas përgjimeve Gruevski e zbut Ahmetin

Lidhja Social Demokratike e Maqedonisë ka reaguar lidhur me konkursin për pranimin edhe të një numri të administratorëve në Sekretariatin për marrëveshjen kornizë të Ohrit.

“Pas skandalit me përgjimin e 20 mijë qytetarëve të Maqedonisë nga ana e Gruevskit dhe Mijallovit, ndër të cilët është edhe bashkëpunëtori i tyre më i ngushtë por edhe partner koalicioni Ali Ahmeti, gjatë dy-tre ditëve të fundit po bëhet mbushja masovike e Sekretariatit për Marrëveshjen e Ohrit në Qeveri, Kabinetin e kryeministrit Gruevski, dhe prokurorinë publike”, tha Lupço Nikollovski anëtarë i Këshillit ekzekutiv të LSDM-së.

Mbrëmë më 12 shkurt është hapur konkurs për 154 punësime në Sekretariatin për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Sipas LSDM-së me këtë Gruevski është munduar të zbutë partnerin e koalicionit Ali Ahmeti, pas aferës me përgjimet.

Lajme të ngjashme

Back to top button