A po rikthehet Shefqet Krasniqi? (Foto)

Imami i Xhamisë së Madhe, Shefqet Krasniqi, sot ka zhvilluar një takim me akademikun Nexhat Daci, në zyrat e këtij të fundit.

Ndër të tjera, përveç takimit miqësor, Krasniqi, Dacit i ka dorëzuar disa tituj të librave të cilat e mbajnë autorësinë e imamit.

Ndryshe, Shefqet Krasniqi në muajin shtator ishte arrestuar nën akuzën “nxitje e urrejtjes ndërfetare dhe rekrutim në organizatat terroriste”, me ç’rast, pas një muaji të kaluar në paraburgim, ishte liruar si i pafajshëm.

Përkundër kësaj, atij i ishte ndaluar edhe më tej ligjërimi fetar, për një kohë të pacaktuar, në xhaminë të cilën shërben si imam, nga ana e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Ndryshe, Shefqet Krasniqi njihet si njëri nga imamët më me autoritet në Kosovë. /Telegrafi/

 

Lajme të ngjashme

Back to top button