Peshevski: Nuk do të ketë konkurs për punësimin e tre mijë honoraristëve

Për tre mijë të punësuarit të cilët aktualisht janë vullnetarë dhe të punësuar me honorarë në sektorin publik, qeveria nuk do të shpallë konkurs për pranimin e tyre në marrëdhënie të rregullta punë që duhet të realizohet deri më një shtatorë të vitit 2016.

Zëvendës kryeministrit Vlladimir Peshevski, tha se nuk do të ketë konkurs, që është ligjërisht i detyrueshëm për çdo punësim, sepse Ligji për punësimin e të punësuarve me honorarë është special.

“Është ligj i posaçëm dedikuar për një grup të veçantë. Në këtë drejtim në mënyrë specifike do të rregullojë marrëdhëniet. Këto janë dispozitat e këtij ligji, janë për atë grup qëllimor kështu që nuk do të ketë konkurs “, Vlladimir Peshevski, zëvendëskryeministër.

Ndaj pohimeve të Peshevskit, pikëpamje të kundërt ka profesori Hasan Jashari. Sipas tij, konkurs patjetër duhet të ketë.

Ndërsa dilema mbetet e hapur, Peshevski tha se me ligjin do të punësohen edhe mësues në shkolla. Procedura është si vijon. Në 30 ditët e ardhshme drejtorët e institucioneve ku ka vullnetarë dhe punëtorë honorarë të pavarur duhet të dorëzojnë listat, pas të cilëve 3 mijë persona do të marrin vendime pune. Hyrja në fuqi e këtyre kontratave do të jetë në tre faza. Grupi i parë, të cilat janë më të vjetër në përvojë, do ti marrin vendimet menjëherë, dhe grupi i dytë dhe i tretë do të punësohen më 12 dhjetor këtë vit dhe më 1 shtator 2016. Peshevski theksoi se edhe ligji lejon angazhime me honorar dhe vullnetar të personave të ri në periudhën në vijim. Qeveria sot njoftoi planin e ri të veprimit për punësim, që parasheh përmes Entit për punësim të përfshihen mbi 16 mijë persona të papunë. Vitin e kaluar, me këtë plan janë përfshirë më shumë se 20 mijë njerëz, ndërsa janë punësuar 5 mijë, ose çdo i katërti që ka kërkuar punë nëpërmjet Entit për punësim.

Lajme të ngjashme

Back to top button