Shkariq fton studentët të udhëhiqen nga ndjenja për drejtësinë

Profesori Svetomir Shkariq sot iu drejtua studentëve në sallën e fakultetit filozofik. Në tribinën ku qëndron motoja “Si të arrihet arsimimi më i mirë”, Shkariq u përcjelli përvojën e tij nga protestat e vitit 1968.

Shkariq tha se atë kohë studentët kërkonin më shumë t drejta në vetëqeverisjen e fakulteteve dhe se studentët e kaluan natën në rrugët e Beogradit dhe se ishin të gatshëm t’i kundërvihen armatës dhe policisë për arsye se udhëhiqeshin nga ndjenja e drejtësisë.

Duke iu kthyer reklamave, “ Dituria është fuqi”, Shkariq tha se nuk mundet që qeveria të merret me arsimin.

“Nuk është thelbi te provimi, thelbi është që profesori të kontaktojë me studentët, të jetë I lidhur me ta. Duhet 99 për qind të punojë për studentin dhe jo e kundërta. Mos prisni nga qeveria që të bëjë lëshime, është e natyrshme ajo të udhëhiqet nga motive tjera, por askush nuk mund të realizojë provimin më mirë se profesorët, ata me vite punojnë në një lëndë”, tha Shkariq para studentëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button