Beblaui: SHBA do të bëjë gabim nëse ndërpret ndihmat për Egjiptin

Kryeministri egjiptian e paralajmëroi sot SHBA-në se do të bëjë gabim nëse përkohësisht e ndërpren ndihmën ushtarake për Egjiptin. Çdo vit SHBA-ja jep ndihmë për Egjiptin prej rreth 1,3 miliardë dollarë.

Në një intervistë për Ej-Bi-Si, kryeministri Hazem Beblaui deklaroi se nëse Uashingtoni ngrin ose e zvogëlon ndihmën ushtarake për Egjiptin, ky do të jetë sinjal i keq dhe për një kohë do të pasqyrohet negativisht ndaj armatës.

-Të mos harrojmë se në të kaluarën Egjipti ka kërkuar armë nga Rusia dhe ka arritur ta marrë. Prandaj jam i bindur se shteti do të përballet madje edhe nëse ndryshohet situata, deklaroi ai.

Bablaui shfaqi keqardhje për shkak të tensioneve midis Uashingtonit dhe Kajros të shkkatuara nga dhuna e islamistëve. Ai mohoi se në shtet zhvillohet luftë qytetar dhe theksoi se Egjipti shkon në drejtim të mirë dhe se marrëdhëniet midis SHBA-së dhe shtetit të tij janë në vijim dhe me kohë do të përmirësohen.

Lajme të ngjashme

Back to top button