TALENTI I VITIT

anesa hajdariAnesa Hajdari– Atlete, nominohet për sukseset e saj të konsiderueshme në atletikë. Gjatë vitit 2014 në garat botërore të fëmijëve deri në 15 vjet  bashkë me tre atletet e tjerë vendos rekord në garat për 400 metra me pengesa. Ndonëse vetëm 13 vjeçare, duke i plotësuar normat sportive, ishte pjesë e përfaqësueses të Maqedonisë në garat Ballkanike për kadet në Turqi.

Konsiderohet si atletja më me perspektivë e cila ka shënuar rritje të konsiderueshme të talenit të saj.

 

abdurahim idriziAbdurahim Idrizi – Karatist,  nominohet për grumbullimin e 16 medaljeve nga 8 aktivitete sportive. Sukseset e tij shënohen në dy disiplina të karatesë, kata dhe kumite.  Vitin e filloj me “GRAND PRIX CROATIA”, aty arriti të fitoj dy medalje, ari në kumite dhe argjend në kata. Në muajin mars mori pjesë në turneun e fuqishëm në Sarajevë, “Ilixha open”, në këtë aktivitet Idrizi arriti të fitojë dy medalje (ari në kata dhe argjend në kumite). Pastaj me radhë ishte kampionati shtetëror i Maqedonisë, ku arriti te del kampion ne kumite dhe argjend ne kata. Ky sukses i siguroj vizën për të siguruar petkun e reprezentacionit të Maqedonisë. Pati sukses në kampionatin ballkanik i cili u mbajt në Stamboll si dhe në turne dhe aktivitete të tjera ndërkombëtare.

 

 

jasir asani Jasir Asani – futbollist, nominohet për suksesin dhe talentin e tij i cili u evidentua edhe nga Federata e Futbollit të Maqedonisë, e cila e shpalli “futbollistin e ri më të mirë të Maqedonisë” për sezonin 2013/2014. Ai ka marrë edhe çmimin “sportisti më i mirë i vitit” edhe nga Qyteti i Shkupit. Është pjesë e ekipit të Vardarit të Shkupit dhe anëtar i rregullt i reprezentacionit të Maqedonisë U-21, luan  në pozitën e mesfushorit.  Deri më tani, Jasiri  ka  pasur  15  paraqitje me  reprezentacionin dhe  ka  shënuar  5  gola.

 

 

 

 

ARBINA JAJIArbina Jaji – Teniste , nominohet për suksesin e këtij sporti jo edhe aq dominant në shoqërinë tonë.  Ajo cilësohet si “Sharapova” e ardhshme shqiptare e tenisit. Gjatë vitit 2014 Arbina ka fituar vendin e parë në nivel republikan në tenis për kategorinë e saj. Deri më tani ka fituar katër vende të para në nivel republikan në kategorinë “tenis i gjelbër” dhe dy vende të dyta, po në kategorinë “tenis i gjelbër” po ashtu në nivel republikan. Në bazë të turneve të fituara, Arbina është kampione për moshën e saj. Talenti i saj premton suksese të konsiderueshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button