BOTIME SHKENCORE, LETËRSI DHE PUBLICISTIKË

Salajdin Salihu

Salajdin Salihu – Nominohet për botimin e librit “Zë në shkretërirë”. Ai gjatë vitit 2014 u zgjodh edhe “Poeti shqiptar i vitit” nga PEN Albania. Salajdin Salihu është përfaqësues i një brezi të ri autorësh që i sjellin letërsisë shqipe ndjesi dhe imazhe të kohës. Në lirikën e tij, që vihet re edhe në krijimet e fundit, është prezente qartazi realiteti i cili e rrethon. Kjo bën që shqiptarët e Maqedonisë të jenë prezent në opusin letrar mbarë shqiptar si me estetikën ashtu edhe me frymëzimet që vinë prej tyre.

 

 

NEHAS SOPAJProf. Nehas Sopaj – Nominohet për botimin “Individualitete letrare”, një studim letrar kushtuar Teki Dervishit, një prej autorëve shumë të njohur të letërsisë bashkëkohore shqiptare. Që studimi të dilte në dritë, autori Nehas Sopaj ka punuar plot 14 vite. Libri nxjerr në pah mënyrën e shkrimit të tërë veprës letrare të Teki Dervishit pasi siç thuhet kemi të bëjmë me një shkrimtar i cili letërsisë shqiptare ia dhuroi një model specifik të shkrimit letrar.

 

 

 

 

Emira AliuEmira Aliu, Nominohet për përmbledhjen me tregime “Shkallët”. Tregimet e shkurtra në këtë botim kanë për temë përditshmërinë por e trajtuar në mënyrë poetike, ku disa herë lehtas kapërcehet edhe në një prozë poetike. Tregimet janë të thjeshta, konçize, me gjuhë të figurshme, ku shfaqet emocioni i sinqertë, mes frazash të gjetura. “Shkallët” janë metaforë e ngjitjes, ambicjes dhe vetë përsosmërisë njerëzore.

 

 

 

ARLIND FARIZIArlind Farizi – Nominohet për librin e tij “Tjetri”. Botimi është një ese, e cila si gjini në vete është e rrallë por në këtë rast sjell një këndvështrim unik për tema që dominojnë shoqërinë, që nga politika por mbi të gjitha kultura. Një botim i cili kontribuon për një debat të gjerë estetik jo vetëm ndër shqiptarët e Maqedonisë por dhe më gjerë, dhe i cili na ndihmon ta gjejmë sidomos “tjetrin” brenda nesh si parakusht për gjithë të tjerët rreth nesh.

 

 

 

 

Ahmet SelmaniAhmet Selmani – Nominohet për botimin e romanit “Bërja e shkretëtirës”. Autori i mirënjohur i letrave shqipe – poeti, publicisiti, studiuesi, kritiku i mprehtë i artit, Ahmet Selmani, kësaj here vjen të rrëfejë mbi bërësin e një shkretëtire të gjithkohshme dhe të kudondodhshme. Mund të thuhet se sa ai është roman historik antidiktaturë, me elemente të romanit psikologjik dhe atij të personazhit, që, nëpërmjet alegorisë dhe fabulës së shkallëzuar, vjen të shpërfaqë portretin e një diktatori, historinë e mbrapshtive të tij dhe atë të pasojave tragjike për ata që e patën kësmet ta kenë për prijës një jetë të tërë.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Ju uroj per nje spektakel te shkelqyeshem. Ju lus qe ne te ardhmen te kisha mundesi te marr pjes ne publik edhe pse nuk jam aktore. Un jam prokurore ne kumanove. Nje nder prokuroret e para shqiptare ne Maqedoni. Deshiroj spektaklin e juaj ta shoh nga afer. Shpresoj qe spektakli te zgjerohet ne nje salle me te gjere. Kam nje pyetje per librin Tjetri autori i te cilit fitoi cmimin nga ju Arlind…. ku mund ta gjej me afer. Nese ka mundsi me pergjigjuni. Faleminderit.

Back to top button