Për tre vite janë bërë 100 transplantime në Klinikën për urologji

Njëqind transplantime të veshkave janë bërë në Klinikën për urologji nga 22 marsi i vitit 2012 deri më 6 shkurt të këtij viti. Ky është një prej sukseseve më të mëdha në historinë e Klinikës, ndërsa sukses më i madh në historinë e transplantologjisë së veshkave në Maqedoni e cila daton nga viti 1977 kur për herë të parë është kryer transplantimi i parë në këtë ISHP. Në Klinikë sot është kryer trans plantacioni i 101­të i veshkave (një gjyshe 68­ vjeçare i dhuroi veshkë nipit të saj 24­vjeçar).

Drejtori i Klinikës Mihail Penev sot në konferencën për shtyp tha se për zhvillimin e transplantimit ka kontribuar buxheti i rritur nga Fondi për sigurim shëndetësor i Maqedonisë dhe Ministria e Shëndetësisë, i cili është 600.000 denarë për një transplantim jo të komplikuar dhe një milionë denarë për një transplantim të komplikuar dhe kadaverik. Theksoi se Qeveria në gusht të vitit të kaluar ka marrë vendim që çdo pjesëmarrës në transplantim të veshkëve të marrë nga dy mëditje festash. Kjo, theksoi Penev, filloi të realizohet dhe është paguar transha e parë e shumës. “Materiale dhe ilaçe ka. Njëqind transplantimet i ka bërë ekipi i ri me shefin e ri të ekipit. Klinikën para më shumë se tre viteve e braktisën dy profesorë dhe katër specialistë.

Nga ekipi ekzistues u formuan dy ekipe të cilët në çdo moment mund të bëjnë transplantim dhe eksplantim të veshkave dhe kadaverik dhe nga donator i gjallë”, shtoi Penev. Shefi i ekipit për transplantik i Klinikës, Sasho Dohçev theksoi se është rritur numri i transplantimeve preemtive, të cilat bëhen tek pacientë paradialize. Theksoi se edhe transplantimi i sotëm është preemtiv dhe se si përgatiten para se të fillojë procesi i dializës ata bëjnë transplantim, që, sipas tij, është në një nivel të lartë. Në periudhën paraprake, theksoi, kur në krye të ekipit ka qenë një kolegu i tyre urolog i cili ka shkuar në shëndetësinë private, nga viti 1996 deri në vitin 2012 janë bërë 216 transplantime. Theksoi se kanë arritur që vitin e kaluar ta ripërtërijnë transplantimin kadaverik (marrje e veshkave nga donator i vdekur) dhe kanë bërë 12 transplantime të tilla.

Lajme të ngjashme

Back to top button