Teuta Arifi bashkë me inspektoratin vizitojnë disa kompani prodhimi në Tetovë

Kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi, së bashku me inspektoratin lokal për ambient jetësor, sot zhvilloi inspektim në kompaninë e prodhimeve të qumështit “Sentis ­AG”­ Xhepçisht, e cila për nga veprimtaria që ushtron, është e obliguar të posedojë leje ­B të integruar ekologjike. Në procesin e kontrollit dhe inspektimit, inspektorët komunal kontrolluan dhe u kushtuan vëmendje disa parametrave siç janë: lëshimi i materieve në ujë, ajër dhe tokë, si dhe inspektim i kategorive të tjera që kanë të bëjnë me ambientin jetësor.

Po ashtu, u kryen edhe kontrolle të detajuara për sa i përket teknikave dhe formave të menaxhimit, lëndëve të para të cilat përdoren për prodhim, përfshirë këtu edhe ujin, trajtimin e mbeturinave industriale, raporteve të cilat i dërgojnë në komunën e Tetovës, materiet të cilat emitohen si rrjedhojë e kryerjes së veprimtarisë punuese të kompanisë, si dhe realizimit të planit operacional.

Gjithashtu janë kryer edhe kontrolle të stacioneve për kontroll teknik, lidhur me emetimin e gazrave ndotës në ajër nga ana e mjeteve motorike, mе  çrrastë u vërtetua se kompania në fjalë i plotëson kushtet e parapara. Arifi potencoi se, komfor kompetencave tona ligjore po ndërmarrim të gjitha masat e nevojshme për mbrojten e ambientit jetësor, dhe veçanërisht reduktimit të ndotjes së ajrit në komunën tone.

Lajme të ngjashme

Back to top button