Hotelet me pronarë shqiptarë nuk ndihmohen nga institucionet shtetërore

Hotelet me pronarë shqiptarë ne qytetin e Strugës dhe jo vetëm, siç duket paraqesin “mollë të ndaluar” për institucionet shtetërore dhe aktivitetet e tyre zyrtare.

Edhe përkundër kushteve të volitshme si dhe arsyeshmërisë financiare deri më sot asnjë institucion shtetëror nuk e ka pa të arsyeshme që organizimet apo takimet zyrtare ti realizojë në një nga objektet e shumta hotelerike të cilët janë pronë e biznesmenëve shqiptarë në qytetin e Strugës.

Shqetësimin dhe revoltën për këtë çështje e kanë ngritur një numër i madh i afaristëve dhe pronarëve të hoteleve në qytetin e Strugës, të cilët ndjehen të diskriminuar dhe të nënvlerësuar me këtë situatë.

Gajur Kaba, ekspert i turizmit dhe njëkohësisht pronar i Hotel Diplomat thekson se ndjehet i befasuar me anashkalimin që ju bëhet bizneseve shqiptare në këtë drejtim, ai thekson se nuk e ka pritur këtë gjë të paktën nga institucionet që përfaqësohen nga shqiptarët.

“Vërtet është për të ardhur keq kur sheh që ministra apo pushtetarë të tjerë shqiptarë organizojnë shumë takime, seminare apo aktivitetet të tjera qeveritare dhe ato asnjëherë në ndonjë objekte që është pronë e ndonjë biznesmeni shqiptar. Un nuk e kuptoj se pse ato kanë “dashuri” aq të madhe për hotelet maqedonase të cilat pos tjerash janë të vjetruara dhe shumë më të shtrenjta  se lokalet tona. Vazhdimisht prononcohen se duan ta mbështesin zhvillimin e biznesit shqiptar në Maqedoni dhe ndërkohë  e veprojnë të kundërtën. Kemi reaguar disa herë për këtë situatë, madje në një rast konkret ja kemi thënë drejtpërdrejtë ministrit aktual të ekonomisë Valon Saracini cili ka qenë prezent në Strugë pikërisht në kështu rasti, por megjithatë akoma nuk ka ndonjë ndryshim” theksoi Gajur Kaba.

“Shqiptarët në Strugë dhe rrethinë kanë ndërtuar objekte hotelerike me standarde evropiane, shteti është i të gjithëve dhe duhet ti trajtojë të gjithë në mënyrë të barabartë. Si ka mundësi që asnjëherë asnjë organizim apo takim i rëndësishëm në nivel shtetëror të mos realizohet në ndonjë hotel pronë e ndonjë biznesmeni shqiptar, kjo është absurde dhe tendencioze. Trajtimi i bizneseve nga institucionet shtetërore duhet të jetë i barabartë , ne gjithmonë ofrojmë çmime shumë më të përshtatshme dhe kushte moderne dhe përsëri injorohemi, kjo nuk duhet të tolerohet” shprehet Idriz Gjurra pronar i Hotel Arti ne Strugë.

Qyteti i Strugës disponon me mbi dhjetë objekte hotelerike moderne pronë e afaristëve shqiptarë, megjithatë asnjëri prej tyre, asnjëherë nuk është prenotuar nga ndonjë institucion shtetëror për ndonjë aktivitet zyrtar me cka ka ngjallur zemërim dhe reagim të pronarëve te cilët i cilësojnë këto veprime si diskriminuese dhe jo korrekte./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button