ARRITJA E VITIT NË ARTET E PERFORMUARA- ARTI SKENIK

KUSHTRIM BEKTESHIKushtrim Bekteshi-Regjisor. Bëri bujë në vitin 2014 me shfaqjen e tij “Vdekja aksidentale e një anarkisti” nga Dario Fo, e vënë në skenë me Teatrin e Tetovës. Shfaqja u vlerësua si “Shfaqja më e mirë” në Festivaline Teatrove të Kosovës, në Ferizaj.  Përveç kësaj, shfaqja rrëmbeu edhe 3 çmime tjera në këtë festival: aktori më i mirë i festivalit, roli dytësor më i mirë dhe çmimi i mediave. Sukses tjetër gjatë vitit 2014 për Kushtrimin ishte çmimi në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit ‘PriFest’, Prishtinë – “Vanessa Redgrave për PriFest” për ‘Best Pitch’. Çmimi ju nda për projektin filmik “An unforgettable journey”një bashkëpunim me producentë Sasho Pavlovski & Mumin Jashari, bashkëprodhim Maqedoni- Kosovë.

 

IBRAHIM DEARIIbrahim Deari-regjisor. Nominohet për sukseset e pakontestueshme gjatë vitit 2014. Regjisori 24 vjeçar ka fituar gjithsej 6 çmime në festivale. Me filmin “My city Screams” ka fituar çmimin për “regji më tëmirë”, “filmi më imirë” dhe “montazha më e mirë”, të fituara në kuadër të festivalit “Nine Eleven” në Prishtinë. Ky film po ashtu fitoi edhe “çmimin e publikut” në kuadër të javës shqipe të filmit në New York. Me filmin “Rrëfimin e fundit” ka fituar dy çmime në kuadër të festivalit- Llapi Film Fest-Kosovë edhe atë çmimin për “regjinë më tëmirë” dhe “montazhi më imire”. Deari ka qenë mjaft aktiv gjatë vitit 2014 duke qenë edhe anëtar në bordin e festivalit ndërkombëtar në Mitrovicë – Bridge Film Fest, drejtor i fotografisë tek filmi slloven “A Dream”, si dhe fitues i projektit për film të metrazhit të shkurtër, nga agjensioni i fondit të filmit të Republikës së Maqedonisë.

 

 

ADRIAN AZIRIAdrian Aziri- aktor. Viti 2014 ka qenë një vit i suksesshëm për aktorin tetovar Adrian Aziri, ai ishte pjesë e shfaqjeve “Vdekja aksidentale e një anarkisti” dhe “EU Inspektori”. Puna e tij u shpërblye në Festivalin e Teatrove në Ferizaj me çmimin“aktori më i mirë”si dhe “çmimi i mediave” që ndahet nga Klubi i Gazetarëve  “Haki Braha ” i Ferizajt, për rolin e tij kompleks në shfaqjen “Vdekja aksidentale e një anarkisti”.Përveç kësaj, shfaqja e Jeton Nezirajt, “Fluturimi mbi Teatrin e Kosovës”, ku rolin kryesor mban Adrian Aziri, ishte mysafire tri ditë me radhë në Bern të Zvicrës.

 

 

 

MUSA ISUFIMusa Isufi– aktor. Nominohet për angazhimin e tij të suksesshëm në artin skenik për vitin 2014. Gjatë vitit 2014 ka luajtur në  shfaqjet  “Mbledhje në parlament”, (shfaqje me të cilën morri çmimin për “rol më të mirë dytësor” në Preshevë , pastaj “Darka e Budallenjëve”, “Emigrantët”, si dhe “Kufomat e Gjalla” që është luajtur në Zvicër. Në kuadër të “Festivalit të komedisë” në Preshevë, aktori Musa Isufi ka fituar çmimin për “rol më të mirë dytësor” tek shfaqja “Darka e Budallenjëve”. Ka luajtur në serialin bullgar: Shmenti Kapeli-Legendata, në Veçojmë edhe filmin me metrazh të gjatë  nga produksioni kanadezo-bullgar  “Viking Quest” dhe në filmin me metrazh  te shkurtër “My City Screams”.

 

QENDRIM RIJANIQëndrim Rijani – regjisor.  Solli një frymë të re artistike gjatë vitit 2014 me suksesin e padiskutueshëm të shfaqjes “Gjymtimi”. Komedia e zezë  “Gjymtimi” e autorit Martin Mcdonagh, e sjellur nga Teatri Shqiptar Shkup me regji të Qëndrim Rijani u shfaq premierë në kuadër të festivalit “Vera e Ohrit” ku u cilësua si njëra nga shfaqjet më të mira. Pastaj vazhdoi rrugëtimin në “Koko Fest” në Korçë për të rrëmbyer çmimin kryesor të festivalit duke u vlerësuar si “Shfaqja më e mirë” e “Koko fest” 2014 ndërsa Qëndrimi u zgjodh “Artisti i ri më i mirë”. “Gjymtimi” ngadhënjeu edhe në festivalin e Tetovës duke marë çmimin e vetëm të këtij festivali – “Shfaqja më e mirë”. Rijani solli edhe shfaqjen “Kapitulli i dytë”  me Teatrin “Andon Zako Çajupi” të Korçës. Me këtë shfaqje ai solli freski në llojin e dramës (teatër dhome) dhe pushtoi publikun anembanë Shqipërisë. Me këtë shfaqje Rijani fitoi çmimim “regjia më e mirë” në Festivalin i aktrimit në Fier.

Lajme të ngjashme

Back to top button