Bllokimi i llogarive pa paralajmërim

Qytetarët ankohen se u janë bllokuar llogaritë bankare për shkak të borxheve të ndryshme, në mungesë të njoftimit apo paralajmërimit paraprak. Me këtë veprim ato i nënshtrohen harxhimeve shtesë, ku përveç borxhit themelor me shërbimet e përmbaruesve, avokatëve, kamatave dhe harxhimeve të tjera, qytetarëve u rritet borxhi për disa herë. Ekonomistët kërkojnë që institucionet para se të kërkojnë pagesën e borxhin përmes letrës së rekomanduar dhe jo të zakonshme, përmes njoftimit me sms-porosi apo postës elektronike, të njoftojnë qytetarët për detyrimet e tyre, shkruan Koha.

Nga Oda e përmbaruesve thonë se probleme ekzistojnë vetëm me borxhet e vjetra, të cilat me vite të tëra nuk janë zgjidhur në procedurat gjyqësore, ndërsa për borxhet e reja të para disa viteve thonë se ekzistojnë gjasa shumë të vogla që qytetarët të mos jenë njoftuar me kohë.

“Problemet e vetme që paraqiten për qytetarët lidhur me informimin me kohë për pagesën e borxheve të ndryshme janë borxhet që ndërlidhen me lëndët e vjetra gjyqësore që kanë mbetur pa u zgjidhur, ndërsa për borxhet e ndryshme të viteve 2010, 2011 apo 2012, gjasat janë minimale që qytetarët të mos jenë të njoftuar. Supozohet se para se lënda të vijë deri tek përmbaruesi, paraprakisht qytetarët janë së paku dy herë të informuar për borxhet e tyre, pasi nga klienti së pari është kërkuar që të paguajë borxhin e pastaj lënda shkon në noter. Ai e informon palën për borxhin dhe tek pastaj lënda i kalon përmbaruesit që gjithashtu e informon palën se duhet të paguajë borxhin”, thotë kryetari i Odës së Përmbaruesve, Zoran Petreski.

Lajme të ngjashme

Back to top button