ARRITJA E VITIT NË SPORT

agim ibrahimiAgim Ibraimi– Futbollisti më i mirë i vitit i shpallur nga Federata e Futbollit të Maqedonisë. Futbollist i përfaqësueses të Maqedonisë dhe një ndër futbollistët më të spikatur shqiptar në Maqedoni ndër vite.Sezonin 2013/2014 ishte futbollist i Cagliari, në Serie A të Italisë, për tu kthyer përsëri këtë sezonte Maribori i Sllovenisë. Luajti në fazën e grupeve të Champions League ku edhe shënoi një gol spektakular kundër skuadrës angleze Chelsea.

 

 

 

 

 

JASIN REXHALLARIJasin Rexhallari-Mundësi i Lirisë, Jasir Rexhallari, ka fituar vendin e parë për Maqedoninë në konkurrencë të seniorëve në Lojërat Mesdhetare.Ky eventiment ka grumbulluar mundës nga shumë shtete si Italia, Turqia, Serbia, Greqia, Tunizi, Maroko, Kroacia e të tjera. Kampion i pakontestueshëm në Maqedoni, fitues i edicionit të 38 i turneut tradicional “Margaritari i Maqedonisë”, ndërsa në Kampionatin Evropian u plasua në çerekfinale. Në kampionatin zgjedhor shtetëror për senior, ai u shpall fitues absolut në kategorinë e tij, 61 kg. Për sukseset e tij, Rexhallari u shpall Sportist i Vitit i Qytetit të Shkupit.

 

berat jakupiBerat Jakupi-Karateisti i suksesshëm i cilësuar si “mbreti i karatesë” në vitin që e lëmë pas ka shkëlqyer duke e fituar titullin e kampionit të Evropës për juniorë (U-21) në Portugali si dhe duke fituar vendin e parë në Karate Premier Ligën në Salzburg.Sukseset e tij gjatë vitit 2014 nuk mbarojnë këtu, ai shpallet kampion shtetëror për senior në Shkup, kampion botëror për universitete në Tivar, nënkampion mesdhetar për senior, po ashtu në Tivar. Jakupi fiton vendin e parë në Kampionatin Ballkanik në Ohërpër senior dhe vendin e parë në garat ekipore gjithashtu në Kampionatin Ballkanik në Ohër. Në ndërkohë, shumë pak ka munguar që ai të fitojë edhe medalje nga Kampionati Botëror në Gjermani.

 

drita islamiDrita Islami –Atlete e pa konkurrencë në Maqedoni, vitin e kaluar Drita arriti të ngritet në pozitën e atletes më të suksesshme në Maqedoni. Ajo mban 4 rekorde në Maqedoni, kampione në 100m, 200m, 300m, 400m dhe 400m me pengesa. Ajo ishte pjesëmarrëse në të gjitha garat ballkanike edhe në konkurrencën e juniorëve si dhe të seniorëve, poashtu edhe në garat Evropiane – Liga e 3-të ku edhe gjendet Maqedonia. Drita ka garuar edhe në mitingun ndërkombëtar MLADOST në Ruse-Bullgari, nga ku u kthye si fituese në garat 400 m. Poashtu edhe nga mitingu Alberto Huantorena në Tiranë arriti e 2-ta në 100m/pengesa dhe e treta në 400m. Si pionere mban rekordin në kërcim së gjati me 5.42 cm, rekord ky i arritur pas plot 23 vitesh.

 

 

 

aferdita salihiAfërdita Salihi-Golashënuesja më e mirë në kategorinë e femrave për vitin 2014 sipas Federatës së Futbollit të Maqedonisë. Afrodita luan për klubin futbollistik të femrave “Koçani”, me të cilin ka shënuar plot 45 gola gjatë vitit 2014. Afërdita merret me futboll që nga mosha 13 vjeçare, në moshën 17-19 vjeçare ka luajtur për Reprezentacionin e Maqedonisë në mbi 80 ndeshje.

Lajme të ngjashme

Back to top button