Dy të armatosur grabisin “Union Bank” në qendër të Tiranës

Banka e nivelit të dytë “Union Bank” tek Stacioni i Trenit në Tiranë është grabitur sot nga dy persona.

Grabitësit kanë qenë të armatosur dhe kanë arritur që të marrin nja sasi parash nga zyrat e bankës.

Dy personat e armatosur kanë goditur rojen e bankës dhe më pas kanë kryer grabitjen.

Paratë grabitesit i kanë marrë ndërkohë që autoblinda ishte duke dale nga banka. Po ashtu grabitësit kanë qëlluar në ajër.

Në vendngjarje kanë mbërritur ekspertët të cilët po bëjnë ekzaminimet në vend. sipas të dhënave paraprake kanë qenë dy persona të armatosur të cilët kanë grabitur bankën.

Grabitësit janë ndjekur deri në Paskuqan ku më pas kanë humbur gjurmët dhe sipas policisë grabitësit mund të kenë ndërruar mjetin. Personat që kanë qenë në autoblindën e parave janë të parët që janë marrë në pyetje nga policia në lidhje me këtë ngjarje. Policia ka dyshime se grabitësit mund të kenë qenë më të shumtë në numër pasi të tjerë persona mund ti kenë pritur ata përgjatë rrugës por po ashtu edhe dy persona të cilët ecnin në këmbë pranë bankës janë të dyshuar.

Automjeti që dyshohet se ka qenë i grabitësve mund të jetë një Mercedes Benz. Sipas të dhënave të para në fugonin e blinduar po transportoheshin 100 milion lekë të vjetra, ndonëse në fugon tashmë nuk janë gjendur para, të dhënat paraprake nuk japin informacione të shumës ekzakte që mund të vjedhur./ Shqiptarja

Lajme të ngjashme

Back to top button