ARRITJA E VITIT NË ARTET PAMORE

besian mehmetiBesian Mehmeti– Arkitekt, nominohet pë arritjet e tij gjatë vitit 2014 duke e vënë në vëmendje arkitekturën si  shprehje e fortë artistike. Ka fituar disa konkurse me zgjidhjet e tij inovative duke lënë kështu gjurmë estetike për gjithë shoqërinë. Ndër të tjera, ishte pjesë e projektit që fitoi çmimin e parë për shkollën në Kapishtec, Shkup si dhe u vlerësua në projektin gjigant për rrjetëzimin e ndërtesës kult të Tiranës, Piramidës, ku u radhit ndër pesë më të mirët në konkurs ndërkombëtar ku në garë ishin studio prestigjioze arkitektonike.

 

 

 

 

 

 

burim ukiciBurim Ukiçi-piktor. Nominohet për sukseset e arritura gjatë vitit 2014. Ai morri pjesë në një ativitet artistik  – piktura murale në fakultetin e arkitekturës  së USHT, në ekspozitën kolektive me shoqatën e artistëve “Draudacum” –Gostivar. Burimi është fitues i çmimit të parë për krijim më të mirë artistik nga komuna e Tetovës. Po ashtu, ai ishte fitues i i konkursit për qëndrim dhe hulumtim artsitik dy mujor në ateljenë Cite internationale Des Arts – Paris.

 

 

 

 

ENKEL DIKAEnkel Dika-Dizajner grafik. Nominohet për sukseset e tij unikate gjatë vitit 2014. Dizajnet e tij janë të preferuarat të përdoren mbi aksesorët mbarë botës, nga mbulesat për iPhone 6 e deri tek bluzat, rekuizita sportive, kuleta apo dhe orë. Punët e tij janë aplikuar në produkte të ndryshme nga mbi 20 kompani të ndryshme ndërkombëtare.Posteri i Enkelit u zgjodh të jetë imazhi i kalendarit të përbashkët të aktiviteteve kulturore Shqipëri – Kosovë, nisma më unifikuese kulturore mes Ministrive të Kulturës të Shqipërisë dhe Kosovës. Morri pjesë në ekspozita dhe prezantime kolektive.

 

 

 

NEHAT BEQIRINehat Beqiri – piktor, profesor arti. Nominohet për prurjet e tij të pasura në artet pamore gjatë vitit 2014 me ekspozita personale dhe kolektive. Beqiri filloi vitin duke marrë pjesë në ekspozitën kolektive në studio e Fadil Berishës në New York me një cikël pikturash vizualisht shumë të gjalla, pamje metaforike të ndërtuara me një gjuhë figurative. Më pas, realizoi ekspozitën personale të titulluar “D”  në Prishtinë, ku prezantoi piktura të punuara kryesisht në formën akrile, kuntur, përpos një pikture e cila është e punuar me gazeta dhe stiropor, ose siç ju thotë ai “sheqerka”. Nehati morri pjesë në kolonitë e artit në Sarandë dhe Apolloni si dhe në ekspozitën kolektive të 24 piktorëve në luginën e Preshevës, “Ekspozita pa kufi”.

 

ARBER KOLONJAArbër Kolonja– Dizajner grafik. Nominohet për sukseset e tij si arstist grafik gjatë vitit 2014. Ai fitoi çmimin e parë në ekspozitën ndërkombëtare në Iran dedikuar jetës dhe veprimtarisë së Nelson Mandelës. Këtë çmim prestigjoz ai e fitoi në një konkurrencë të ngjeshur mes 400 artistësh nga mbarë bota.  Posteri paraqet luftën e Mandelës kundër urrejtjes racore,sakrificës dhe të drejtave të njeriut. Një lojë lojë optike e cila në tërësi paraqet portretin e Mandelës nën sloganin ”Valët e urrejtjes u qetësuan”. Arbëri jeton në Vjenë tashmë dy vite duke ushtruar profesionin e tij në Media Group-in më të madh austriak ”Österreich”, në javoren Madonna dhe mujoren Stylebook. Në mars të vitit 2014 Arbëri realizoi projektine parëtë përmasave të mëdha në Vjenë- Libri olimpik “Sochi 2014” dedikuar fituesve në lojërat olimpike, veçanërisht austriakëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button