ARRITJA E VITIT NË MUZIKË

Elita-5

Elita 5– Nominohen për kthimin e madh nëskenën muzikore gjatë vitit 2014 duke publikuar albumine tyre më tëri “Mohikani i Fundit”. Rok grupi legjendar shqiptar tregoi edhe një herë pse e gëzon këtë epitet. Me albumin “Mohikani i fundit” sollën disa këngë fantastike, ku hiti më i madh doli të jetë super projekti “Më fal” për të cilin inçizuan edhe një video klip po aq të realizuar.Kjo këngë gëzon rreth 3milionë klikime të cilat janë pa asnjë dyshim me meritë të plotë.

 

leonora-kanitaLeonora Poloska dhe Kanita-Leonora nominohet për rikthimin e saj në skenën e muzikës pop për vitin 2014 duke e veçuar baladën e fuqishme “Digjem për ty” të cilën e prezantuan në Festivalin “Kënga Magjike”  ku fitoi çmimin për duetin më të mirë.Kënga ishte një bashkëpunim i suksesshëm me Kanitëne  talentuar, u prit shumë mirë nga publiku duke marrë shumë klikime në internet, ndërsa fitoi çmimin për duetin më të mirë në festival. Leonora Poloska gjatë vitit 2014 realizoi edhe një këngë tjetër me videoklip- ishte kënga “Me neve” në bashkëpunim me B-Boy.

 

 

 

Tuna

Tuna-Edhe një vit i suksesshëm për Tunën, e mbylli vitin me tre projekte dhe suksese tjera në spektakle televizive. E nisi 2014-tën duke ja uruar të dashurit të saj Shën Valentinin me këngën “Babe”. Më pas, suksesin më të madh e shënoi me projektin “MMV” me Getoar Selimin – një projekt i përmasave gjigante  i cili arriti mbi 7 milionë klikime dhe u konsiderua prej këngëve më të suksesshme të verës. I një fryme të re ishte edhe projekti “Pardon”, një projekt muzikalisht më ndryshe që arriti mbi 3 milionë klikime. Përveç kësaj, Tuna filloi serinë e dytë të turneut Fenix Tour 2, me performanca speciale, ku u përfshinë robotë, valltarë e performanca ‘live’ në disa prej klubeve më të mëdha shqiptare.

 

krenar-ismailiKrenar Ismaili-Nominohet për suksesin e tij si vokalisti më i mirë nga Maqedonia që doli finalist në “The Voice of Albania 2” gjatë vitit 2014.  Krenar është violinist i diplomuar në Akademinë e Arteve në Tetovë, në klasën e prof. Sihana Badivuku.Ka qenë anëtar i disa orkestrave prej të cilave ja vlen të theksohet “Orkestri i të rinjve të Zvicrës” dhe puntoria e muzikës bashkëkohore e udhëhequr nga prof.Peter Shepard Skaerved nga Anglia. Gjatë vitit 2014 ka realizuar koncerte në Tiranë dhe Prishtinë së bashku me bendin e tij POR-NO për të promovuar albumin e tyre të ri “Zhurmuesi”. Krenari gjithashtu është shumë aktiv dhe i dashur për publikun duke performuar ‘live’ në Shkup dhe qytetet tjera të Maqedonisë.

 

visar rexhepi

Visar Rexhepi– Nominohet për sukseset e arritura gjatë vitit 2014. Këngët e reja dhe videoklipet e realizuara i sollën atij suksese duke u vlerësuar edhe me çmime. Visar Rexhepi me këngën “Alibi” fitoi çmimin e parë nga juria profesionale në festivalin ndërkombëtar të Ohrit, po ashtu gjatë vitit të kaluar ai u vlerësua edhe si interpretuesi më i mirë në kuadër të manifestimit “Netët e klipit shqiptar”.

Lajme të ngjashme

Back to top button