Hajde!: Ligji për honorarët bie ndesh me kushtetutën

HAJDE! – platforma për politikë civile, me ndihmën e qytetarëve dhe shoqatave të esnafëve, ka hartuar iniciativë për të sfiduar kushtetutshmërinë e ligjeve që rregullojnë pagesën e kontributeve për honorarë, të cilat Kuvendi i ka miratuar në korrik të vitit 2014. Këto ligje u ndryshuan dy ditë më parë, me procedurë të shkurtër dhe përsëri pa konsultim me grupet e prekura nga ky ligj.

Njoftojmë qytetarët se iniciativa do të përfshijë ndryshimet e fundit të ligjit për shkak se edhe këto janë jokushtetuese sipas bazës së njëjtë ngjashëm me ligjet në korrik.

Gjatë javës së ardhshme, iniciativa HAJDE! do të jetë në dispozicion për çdo qytetar që dëshiron të paraqitet si kërkues. Përveç kësaj, do të publikojmë mënyrën dhe vendin ku iniciativa do të jetë në dispozicion për mbledhjen e nënshkrimeve.

Përkujtojmë se ligjet që rregullojnë pagesën e kontributeve për honorarët janë diskriminuese pasi që barazohen të papunësuarit me të punësuarit nga pikëpamja e pagesës së kontributeve, kurse vazhdojnë të mbeten pa asnjë lloj  të drejte të punës (e drejta për pushim të paguar vjetor, pauzë, pushim të lindjes, krijim i sindikatave etj.). Veç kësaj, të punësuarit të cilët do të paguajnë kontribute për honorarët nuk do të fitojnë asnjë lloj përfitimi shtesë. Ata nuk do të jenë në gjendje të ndajnë të holla për shtyllën e dytë pensionale, por do të plotësojnë vetëm zbrazëtirat e fondit shtetëror pensional. Llogaritja, megjithatë, e stazhit të punëtorëve honorarë të papunësuar mbetet e pacaktuar. Ligjet e tilla krijojnë pasiguri në rendin ligjor dhe janë në kundërshtim me parimin e sundimit të ligjit.

Lajme të ngjashme

Back to top button