ARRITJA E VITIT NË NDIKIMIN E KULTURËS (INSTITUCIONET)

TEATRI SHQIPTAR SHKUPDrama shqipe-Kumanovë– Nominohen për sukseset dhe arritjet me punën e tyre gjatë vitit 2014, duke risjellur publikun në teatër. Vitin e kaluar e mbyllën me 6 çmime të fituara në festivalet brenda dhe jashtë Maqedonisë. Veçohet shfaqja “Darka e Budallenjeve“ e cila morri çmimin  ”regjia më e mirë” në Festivalin e Teatrove në Ferizaj. Po ashtu, me shfaqjen “Mbledhje në Parlament” me regji të Sulejman Rushitit, fituan çmimet –“shfaqja më e mirë” si dhe 2 çmimet për role dytësore-Shkëlqim Islami dhe Linda Shabani, të fituara në “Festivalin e Teatrit Shqiptar në Maqedoni”,  në Dibër. Në “Festivalin e Komedisë” në Preshevë, Drama shqipe-Kumanovë ka fituar edhe dy çmime, atë për “regjinë më tëmirë” me shfaqjen “Mbledhje në Parlament” dhe “aktor më i mirë në rolin dytësor”-Musa Isufi.

 

 

 

 

 

 

 

LOJAQendra Loja- Qendra për Bashkëpunim Ballkanik (CBC) LOJA-Tetovë nominohet për afirmimim në sferën e kulturës me aktivitetet e begata. Ashtu si edhe viteve të kaluara, gjatë vitit 2014 LOJA ka realizuar disa festivale, veçojmë: Festivali i filmit “WatchOut”, Festivali i Filmit të Ri Gjerman, Projekti teatror tre nacional (Lyon, Berlin & Tetovë). Po ashtu, aktivitetet tjera të LOJËS të realizuara në vitin 2014 janë: Kinemaja për fëmijë, Kino Klubi Francez-Tetovë, Pocket Cinema, ekspozita të ndryshme, shënimi i ditëve ndërkombëtare si autizmi dhe dita e vullnetarizmit si dhe  një sërë aktivitetesh tjera kulturore.

 

teatri kumanovesTeatri Shqiptar Shkup-Nominohet për prurjet dhe arritjet me tre premierat, edhepse jo në shtëpinë amë. Gjatë vitit 2014 u realizuan tre premiera, “Personi i dyshimtë”, “Gjymtimi” dhe komedia “I burgosuri i katit të 15të” dhe teatri rrëmbeu në total 6 çmime në festivalet ku morri pjesë. Bujë më të madhe solli shfaqja “Gjymtimi” e regjisorit të ri Qëndrim Rijani. Premiera e komedisë “Personi i dyshimtë” nga Branisllav Nushiq, në regji të Besfort Idrizit, në Festivalin e Ferizajit i solli çmimin “aktorja më e mirë në rol dytësor” Teuta Ajdini Jegenit. Komedia e zezë  “Gjymtimi” e autorit Martin Mcdonagh nga regjisori Qëndrim Rijani  solli sukseset më të mëdha për Teatrin Shqiptar Shkup. Si premierë u shfaq në kuadër të festivalit “Vera e Ohrit”, për të vazhduar karvanin e festivaleve në “Koko Fest” në Korçë dhe “Festivalin Ndërkombëtar në Tetovë”. Qëndrim Rijani u zgjodh “Artisti i ri më i mirë”; Luran Ahmeti u shpall “Aktori më i mirë”, ndërsa shfaqja mori çmimin kryesor të festivalit duke u vlerësuar si “Shfaqja më e mirë” e “Koko fest” 2014. “Gjymtimi” ngadhënjeu edhe në festivalin e Tetovës duke marë çmimin e vetëm të këtij festivali – “Shfaqja më e mirë”.

 


koco racinShtëpia e kulturës “Koço Racin”-
Nominohet për realizimin me sukses të aktiviteteve kulturore dhe promovimin e vlerave shqiptare gjatë vitit 2014. Këtu përfshihen ekspozita të shumta, promovime librash, takime poetike, si dhe manifestime kulturore. Veçojmë “Festivalin ndërkombëtar folklorik”, projektin multikulturor “Udhëtojmë nëpërmjet përrallave”,ekspozitën “Bukuritë e Shkupit gjatë historisë, Shkupi në paletën e piktorëve”, si dhe “Takimin multikulturor folklorik”.

 

 

 

 

 

Galeria KultGaleria Kult , Gostivar –  Nominohet për krijimin e një hapësire të rëndësishme për artisët e artit pamor si dhe për organizimin e ekspozitave si me artistë të njohur ashtu dhe të rinj gjatë gjithë vitit. Ekspozitat kanë përfshirë artistë nga Maqedonia, trevat shqiptare por dhe të më gjerë. Aq më shumë merr peshë kjo nismë, kur kupton se e gjithë sipërmarrja dhe aktivitetet ndërmerren nga individ, prapa të cilit më shumë se gjithçka është pasioni. Hapësira që u vihet në dispozicion artistëve ka marrë rëndësi jo vetëm për qytetin e Gostivarit, por edhe më gjerë, duke e shndërruar atë në një pikë të rëndësishme ekspozimi për artistët.

Lajme të ngjashme

Back to top button