Pas sulmeve në Tiranë, policia në gatishmëri maksimale

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar kalimin në gatishmëri nr 1 të drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Ky nivel i lartë i paraqitjes dhe aktivizimit në detyrë përfshin të gjithë punonjësit e policisë së drejtorisë së kryeqytetit, bëjnë të ditur për NOA, burime nga ministria e Punëve të Brendshme.

Shërbime të përforcuara në të gjithë Tiranën dhe akses i plotë nga Policia e Shtetit, janë pikat e tjera të urdhrit të Didit.

Me urdhër të kryepolicit Didi dhe orientim të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, mësohet se janë në gatishmëri të lartë edhe forcat speciale të MPB. Ato janë vendosur në gatishmëri për të qenë në mbështetje të drejtorisë së policisë së Tiranës.

Situata u përshkallëzua shumë këto ditë nga sulme të përsëritura me lëndë plasëse. Sulmi i parë ishte ndaj biznesit farmaceutik të familjes së ministrit të Brendshëm.

Sulmi i dytë tek ish shefi i krimeve të Tiranës, kurse i treti, pranë stacionit të autobusit te rruga “Muhamet Gjollesha”, pak metra larg banesës së familjes së kryeministrit.

Lajme të ngjashme

Back to top button