fbpx

Vepron Gjermania: Procedurat për azilkërkuesit nga Kosova shkurtohen në 14 ditë!

Ka përfunduar konferenca telefonike e ministrave të Brendshëm të Landeve. Nga kjo mbledhje është marrë vendimi që Qeveria e Gjermanisë do të bëjë çdo gjë që procedurat për azilkërkuesit nga Kosova në Bavari, Baden-Württemberg, NRW dhe Niedersachsen të shkurtohen në vetëm 14 ditë.

Procedurat e tilla do jenë “prioritet” dhe për këtë është u zotuar edhe Qeveria Federale një konferencë telefonike mes Ministrave të Brendshëm të Landeve të Gjermanisë. Ministri i Brendshëm i Baden-Württemberg Reinhold Gall (SPD) i ka thënë Agjencisë Shtetërore të Lajmeve DPA në Shtutgart se për këtë operacion do të rritet stafi në Zyrën Federale për Migracion dhe Refugjatë dhe se ky vendim është një “hap i rëndësishëm” për t’u marrë me problemin e refugjatëve duke pasur në sfond sidomos rritjen e madhe të numrit të azilkërkuesve nga Kosova, transmeton Gazeta Blic.

Në anën tjetër marrëveshje nuk është arritur nga ministrat e Brendshëm lidhur me kërkesën nga Bavaria që Kosova të klasifikohet si një “vend i sigurt i origjinës”.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close