Shpallen nominimet për arritjet e vitit “Milingona e artë”

Evenimenti i vetëm dhe më i rëndësishëm i cili evidenton ngjarjet dhe individët që lanë shenjë në jetën shoqërore dhe kulturore të shqiptarëve të Maqedonisë, shpall nominimet për arritjet në vitin 2014.

Arritjet  janë mbledhur në nëntë fusha dhe nominimet janë mbi 40.
Manifestimi “Milingona e Artë” 2014 organizohet për të tretin vit me radhë me qëllim që të evidentojë dhe shpërblejë kontributin e të gjithë atyre që punuan, sollën risi dhe u veçuan gjatë vitit të kaluar.

Përzgjedhja për arritjet e vitit “Milingona e Artë”  këtë vit është ngritur në një nivel më të lartë të organizimit duke bërë hulumtime voluminoze gjatë gjithë vitit për 9 kategoritë për të cilat ndahen çmime. Janë konsultuar profesionistë të fushave, akademikë, profesorë, aktivistë, me të vetmin qëllim për të pasur një gjithpërfshirje dhe larmi  idesh dhe sidomos për të mos u kufizuar vetëm te sukseset apo thjeshtë prezenca (mainstream), por duke tentuar të evidentohen edhe ata që kanë vlera por ende s’kanë dalë në sipërfaqe.

“Viti 2014 ishte mesatarisht i begatshëm me aktivitete, disa cilësore dhe të tjerat mesatare, por për të pasur një kriter sa më korrekt në nominim, “Milingona” si institucion vendosi një rregull të ri, të ketë maksimumi nga pesë nominime në çdo kategori. Prandaj vlen të theksohet se janë shqyrtuar shumë kandidatë për nominm, por u detyruam të përzgjedhim vetëm nga 5 në çdo kategori, me të vetmin qëllim evidentimin e vlerave reale”- shprehen organizatoret, Bleta Abdullai dhe Laura Zhuta.

Në përzgjedhjen e nominimeve rol të rëndësishëm kanë dhënë edhe anëtarët e jurisë të cilët vinë nga fushat përkatëse dhe sigurisht që mendimi i tyre profesional ishte i rëndësishëm.

Tani me shpalljen e nominimeve fillon faza kur publiku duhet të përzgjedhë më të mirët sipas tyre. Votimi do të jetë i hapur deri më datën 28 shkurt, këto ditë fjala kryesore është e publikut i cili mund të votojë për të preferuarit e tyre në faqen tonë në Facebook– . Pas kësaj periudhe, do të merret edhe mendimi i jurisë profesionale. Duke bashkuar votat e jurisë dhe publikut do të dalin dhe fituesit e këtij viti të cilët do të shpallen në manifestimin i cili paralajmërohet të jetë spektakolar dhe do të mbahet javën e parë të marsit në Shkup.

Të nominuarit për arritjet e vitit 2014 “Milingona e artë” janë: 

ARRITJA E VITIT NË NDIKIMIN E KULTURËS (INSTITUCIONET):

  • Drama shqipe-Kumanovë
  • Qendra Loja
  • Teatri Shqiptar Shkup
  • Shtëpia e kulturës “Koço Racin”
  • Galeria Kult, Gostivar 

ARRITJA E VITIT NË MUZIKË:

  • Krenar Ismaili
  • Elita 5
  • Leonora Poloska & Kanita
  • Tuna
  • Visar Rexhepi

ARRITJA E VITIT NË ARTET PAMORE:

  • Nehat Beqiri
  • Burim Ukiçi
  • Besian Mehmeti
  • Enkel Dika
  • Arbër Kolonja 

ARRITJA E VITIT NË SPORT:

  • Agim Ibraimi
  • Jasin Rexhallari
  • Drita Islami
  • Berat Jakupi
  • Afërdita Salihi 

ARRITJA E VITIT NË ARTET E PERFORMUARA- ARTI SKENIK:

  • Kushtrim Bekteshi
  • Ibrahim Deari
  • Qëndrim Rijani
  • Musa Isufi
  • Adrian Aziri

 ARRITJA E VITIT NË ARTET E PERFORMUARA – MUZIKË KLASIKE:

  • Fatos Lumani
  • Shkëlzen Baftiari
  • Sihana Badivuku
  • Jeton Pustina

ARRITJA E VITIT NË MEDIA:

  • Forumi Rinor / TVM2
  • Web Magazina Inbox 7
  • Rruga Drejt… / Alsat M
  • Radio Vati
  • Revista Shenja

 BOTIME SHKENCORE, LETËRSI DHE PUBLICISTIKË

  • Salajdin Salihu
  • Nehas Sopaj
  • Arlind Farizi
  • Ahmet Selmani
  • Emira Aliu

TALENTI I VITIT:

  • Anesa Hajdari– Atlete
  • Abdurahim Idrizi – Karatist
  • Jasir Asani – futbollist
  • Arbina Jaji – Teniste

Lajme të ngjashme

Back to top button