Dëshmi për manipulime gjatë pagesës së regresit vjetor

Shteti fitoi 4.000.000 euro nga K-15 kurse shumë punëtorë mbetën me xhepat bosh.

Pas pagesës për regresin për pushim vjetor ose K-15, si duket të kënaqur janë të gjithë përveç punëtorët për të cilët ishte paraparë kjo pagesë. Një pjesë prej tyre tregojnë se punëdhënësit i kanë detyruar të kthejnë paratë nëse duan të ruajnë vendin e punës. Ose siç thotë thënia popullore, edhe ujku i ngopur edhe delet të tëra!

Valentina STOJANÇESKA

Kur para disa muaj, të punësuarit në një kompani private në pronësi të investuesit të jashtëm dolën në greva dhe publikisht u ankuan se punëdhënësi nuk ua ka plotësuar premtimet dhe ju ka dhënë rroga shumë të ulëta, arsyetimin e dhanë menaxherët, të cilët shkurtë e qartë thanë: “Erdhëm në Maqedoni që të kemi profit”.

E gjitha u tha. Greva përfundoi menjëherë, 19 të punësuar u pushuan nga puna pasi që kanë pasur guximin të shprehin qëndrimin e tyre kurse t tjerët vazhduan për punojnë për 170 euro në muaj.

Veç kësaj, punëdhënësit u mburrën me faktin se paguajnë të punësuarit më shumë nga rroga minimale në Maqedoni, 20 euro të tëra më shumë! Domethënë, këto qenkan jashtëzakonisht “zemërgjerë”!

Por i duket kanë harruar zemërgjerësinë nga shteti. Janë të liruar nga tatimi i fitimit dhe nga tatimi i vlerës së shtuar, për një periudhë prej 10 vitesh. Kanë ndihmë për ndërtimin e infrastrukturës, përkrahje për trajnim dhe avancim të të punësuarve, si dhe një pjesë e rrogave dhe kontributeve mbulohet nga shteti.

Kurse Qeveria, edhe se për këto subvencione zbraz buxhetin shtetëror, përsëri fiton. Investimin e huaj e shënon si meritë të vete, duke u lavdëruar se ka siguruar vende të reja pune. Përfundimisht, të gjithë janë fitimtarë, përveç të punësuarve.

Gjendja e tillë financiare, në të cilën përgjithësisht gjendet pjesë më e madhe e punëtorëve nuk u përmirësua, së paku tek pjesa më e madhe as me pagesën e regresit për pushim vjetor, i ashtuquajturi K-15. Dhe përsëri, në vend që të mbushet xhepi i punëtorit, llogaritjet tregojnë se  në fund fitimtar janë vetëm punëdhënësit, dhe sigurisht edhe shteti.

PUNËTORËT SAKRIFIKUAN REGRESIN VJETOR PËR VENDIN E PUNËS

Obligimi ligjor për regres vjetor për pushim u anulua në vitin 2005. Pas nëntë viteve, ky obligim përsëri iu imponua punëdhënësve, me ndryshimet e fundit nga Marrëveshja e përgjithshme kolektive për ekonomi, që nisën prej 1 janar të vitit të kaluar dhe kanë afat prej vetëm 2 vite. Kjo domethënë se pas vitit 2015, kjo masë sociale nuk do të vlen nëse nuk bëhen ndryshime të reja.

Sipas ndryshimeve, kompensim prej 8.500 denarëve do të mund të marrin personat që punojnë tek punëdhënësi i njëjtë, së paku 6 muaj.

Deri në fund të dhjetorit të vitit 2014, regres të tillë është dashur të pranojnë rreth 300.000 punëtor, të punësuar në sektorin privat. Por pyetja e duhur është se sa qytetar me të vërtet i pranuan paratë, dhe sa ishin të detyruar t’ua kthejnë pronarëve?

Informatat tona dëshmojnë se pjesa më e madhe e firmave kanë paguar regresin vjetor, në llogarinë transakcionale të punëtorëve, por këto para jo gjithmonë kanë përfunduar në xhepin e punëtorëve. Një pjesë e punëdhënësve kanë kërkuar nga punëtorët të kthejnë paratë, në dorë, kurse të tjerët menjëherë kanë filluar me shkurtimin e rrogave të ardhshme. Për këto manipulime kryesisht u fol në sekret, në korridoret e fabrikave, kurse më të guximshmit iu drejtuan medieve, por gjithashtu edhe tek inspektimet kompetente.

Një prej parashtresave që alarmonte për shmangien e këtij obligimi ligjësor arriti në adresën e “Transperensi Interneshënëll Maqedonia”.

“Nëse në Kriva Pallankë në një fabrikë tekstili punëtorët janë të detyruar t’ia kthejnë pronarit kompensimin për K-15, kështu që dua të më njoftoni nëse kjo duhet të paraqitet tek ju, nëse jo ku duhet”, thuhet në parashtresën e shkurt dërguar “Transperensi Interneshënëll Maqedoni”, dërguar kah fundi i dhjetorit.

Përfaqësuesit e organizatës joqeveritare janë munduar ta kontaktojnë në numrin celular që ka shënuar, por numri nuk ka ekzistuar. Dhe nuk është përligjur as në e-mail adresën e shënuar. Për këtë rast është interesuar edhe Drejtoria për të ardhura publike, por nuk ka ndodhur gjë pasi që personi nuk është mundur të kontaktohet.

Parashtruesit  që janë anonim ose dorëzojnë informata të pjesshme, shpesh e bëjnë këtë nga frika mos të humbin vendi ne punës. Së paku kjo ishte përgjigja që fituam nga banorët e Kriva Pallankës, nga na erdhi edhe parashtresa.

– Na revolton ajo që pronarët nuk na japin paratë e fituara me djers, por më mirë është të mbesim pa K-15 se sa të mbesim pa rrogat mujore, nga e cila varet jetesa e gjithë familjes, thotë një banore e këtij qyteti, e cila gjithashtu insistonte të mbetet anonime.

Por edhe bashkëbiseduesja jonë u pajtua se punët më mirë zgjidhen nëse publikisht flitet për kriminalin që kryhet nga punëdhënësit.

– Kah fundi i dhjetorit, në më shumë medie dhe internet portale u paraqit një incizim nga të punësuarit në një fabrikë në këtë qytet. Në incizimin dëgjohej si një prej eprorëve ju thotë se regresi do t’ju paguhet në llogarinë transakcionale por do duhet t’i kthejnë paratë pasi që kompania është në gjendje të vështirë financiare. Pasi publiku kuptoi për këtë shantazh, edhe pse kompania nuk ishte emëruar, punëdhënësi ndërroi mendjen dhe ju tha të punësuarve të mbajnë paratë, tregon bashkëbiseduesja jonë.

KANË HAPUR FIRMA TË REJA QË T’I SHMANGEN OBLIGIMIT LIGJOR

Por ka të tillë që nuk kanë ndërruar mendjen por me dinakëri kanë shmangur obligimin ligjor. Sipas informatave që ka gjetur “Fokus”, në një fabrikë në Maqedoninë lindore punëdhënësi ka gjetur mënyrë t’i shmanget zbatimit të ligjit. Në dhjetor i ka pushuar prej pune të punësuarit, me çka është ndërprerë marrëdhënia  e punës, kurse pastaj menjëherë ka formuar firmë të re, në të cilën përsëri i ka punësuar por tani nuk ka pasur obligim të paguan K-15 pasi që kushti është që të punëtorët të jenë të punësuar së paku 6 muaj.

Ajo që habit është se si një situatë e tillë nuk është dukur e dyshimtë për autoritetet kompetente, pasi punëtorët kanë mbetur të punojnë në hapësirën e njëjtë, kanë vazhduar prodhimin e vjetër, ju ka mbetur pronari i vjetër, vetëm ka ndryshuar emri i firmës!?

– Madje edhe vet pronari ka komentuar se më shumë fitim ka nga gjoba 2000 deri 3000 euro, se sa nëse na paguan të gjithëve, ku duhet një shumë prej 5.500 euro. Por në ketë mënyrë nuk ka paguar asnjë denar, tregon një burim i mirë-informuar mbi mashtrimin ligjor që ka bërë punëdhënësi.

Për dallim prej bashkëbiseduesve tonë që insistojnë të mbeten anonim, një numër i madh i punëtorëve të dëmtuar publikisht janë shprehur në Inspektoratin shtetëror për punë, i cili është kompetent për mbikëqyrje mbi zbatimin e ligjeve dhe marrëveshjeve kolektive mbi realizimin e të drejtave të punëtorëve nga marrëdhënia e punës. Nga inspektorati cekin se numri më i madh i punëdhënësve kanë paguar regresin për pushim vjetor, por shtojnë se deri tek ato janë dorëzuar 70 parashtresa, prej të cilave 62 janë nga parashtrues të njohur dhe 8 janë anonime. Numri më i madh i ankesave janë nga të punësuarit në fabrikat tekstile në Tetovë. Manastir Koçan dhe Shkup, kurse ka pasur keqpërdorime edhe në kompani ndërtimtare në Shkup, firma për sigurime, shtëpi brokere dhe medie.
– Parashtresat kanë të bëjnë me regres të papaguar në 54 firma. Pas vendimeve të marra nga inspektorët për punë, 19 punëdhënës në 118 parashtresa kanë paguar regresin. Tek 35 punëdhënës të emëruar në parashtresa procedura është në zhvillim, deklaron Zore Xhingova, këshilltarë për koordinim në Inspektoratin shtetëror për punë.

Nga inspektorati shpjegojnë se kur konstatojnë se regresi nuk është paguar, marrin vendim me të cilin i urdhërojnë punëdhënësit që në afat prej 8 ditëve të paguan paratë. Nëse nuk veprohet sipas vendimit, do të kenë gjoba prej 2.000 deri 3.000 euro për firmat dhe prej 500 deri 1.000 euro për personin përgjegjës.

Kjo domethënë se vetëm firmat ku inspektorati kryen kontrolle ballafaqohen me dënime. Ato, që kanë fatin mos ti vizitojnë inspektorët, do të shpëtojnë edhe nga gjoba edhe nga pagesa për K-15.

Edhe pse pyetëm, nuk pranuam përgjigje nga Inspektorati shtetëror nëse ka pasur ankesa nga  punëtorët se ju kanë dhënë paratë, kurse pastaj ua kanë kërkuar t’i kthejnë, por paralajmërojnë se punëdhënësit nuk e kanë këtë të drejtë.

– Nëse punëdhënësi bën këtë me forcë dhe kërcënim kryen vepër penale për të cilën do të fiton parashtresë penale, theksoi Xhingova.

JU KANË ZVOGËLUAR RROGËN, NDËRSA ME PJESËN E MBETUR JU KANË PAGUAR K-15!

Kanë arritur rreth njëzet parashtresa për parregullsi në pagesën e regresit edhe në adresën e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë.

– Kemi marrë një paraqitje nga një kompani tekstili nga Tetova në të cilën të punësuarit tregojnë që punëdhënësi ju ka zvogëluar rrogat për të paguar regres për pushimet vjetore, pastaj një kompani e tekstilit nga Manastiri në të cilën të punësuar kanë treguar që nuk është paguar regres për pushimet vjetore për 31.12.2014, nga dy kompani tregtare nga Shkupi ku punëdhënësi nuk ka paguar regres për pushimet vjetore sepse të punësuarve ju ka përfunduar marrëdhënia e punës ndonëse i plotësojnë kushtet në pajtim me Marrëveshjen e Përgjithshme Kolektive të Sektorit Privat nga fusha e ekonomisë, nga një kompani në Veles që punon në vreshtari ku nuk është paguar regres për pushime vjetore edhe tjera, thonë nga LSDM-ja.

Përveç këtyre paraqitjeve, në sindikatë potencojnë që kanë marrë edhe disa lajmërime nga të punësuar që kanë marrë K-15, por paraprakisht punëdhënësi ju ka zvogëluar rrogën.

Kjo do të thotë që ai e ka plotësuar obligimin ligjor, por nuk ka harxhuar asnjë denarë tepër. Madje edhe ka kursyer, sepse në të ardhurat e rregullta mujore, firma paguan kontribute për sigurim shëndetësor dhe pensional me 48 përqind, ndërsa për regres vjetore paguan vetëm tatim personal prej 10 përqind.

Për të ilustruar më mirë, të supozojmë që një i punësuar merr rrogë prej 18.000 denarë, për të cilat firma paguan kontribute prej 8.640 denarë. Me zvogëlimin e rrogës në 11.500 denarë, që pjesën tjetër të paguajë si K-15, shpenzimet e punëdhënësit janë kontribute të rrogës prej 5.520 denarë dhe tatim personal të K-15 prej 850 denarë. Kalkulimi në fund thotë që për një të punësuar firma ka kursyer 2.270 denarë. Megjithatë, nëse ka pasur 300 të punësuar, bëhet fjalë për 681.000 denarë ose 11.000 euro!

Sidoqoftë, kur drejtorët i mashtronin të punësuarit e tyre, edhe shteti ka fërkuar duart. Shteti nga çdo transaksion të K-15 ka marrë nga 10 përqind për tatim personal, andaj kalkulimet tregojnë që në këtë mënyrë në buxhetin shtetëror janë derdhur mbi 4 milion euro.

 

FIRMAT KANË LARË PARATË, NDËRSA SHTETI KA MBUSHUR QESEN

Nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë theksojnë që gjithë të punësuarve që ju është mohuar e drejta për të marrë K-15 ju ofrojnë ndihmë për të parashtruar padi kundër punëdhënësit.

– Sanksionet për regres të papaguar për pushime vjetore janë përcaktuar në Lidhin për Marrëdhënie Pune dhe mund të jenë deri më 4 mijë euro, por gjobat janë madje më të larta nëse ndonjë nuk i realizon obligimet dhe fillon proces gjyqësore që do të kushtojë më tepër të holla dhe mund. Ajo do të thotë që punëdhënësit mund të përballohen me shpenzime plotësuese të panevojshme për procedura gjyqësore për të cilat LSM inkurajon anëtarësinë të ngrit dhe të vendos në dispozicion shërbimin juridik për sigurimin e mbrojtjes ligjore falas, thonë nga LSM-ja.

Megjithatë, Marjan Risteski nga Konfederata e Organizatave Sindikale thekson që nuk beson se të punësuarit do të marrin guximin për të paditur patronët e tyre.

– Me paraqiten e padisë vetë i punësuari ekspozohet në rrezik që të pushohet nga firma duke marrë parasysh që shumë kopani private nuk kanë të punësuarit të organizuar në sindikatë, thotë Risteski.

Ai thotë që kjo masë ka pasur vetëm karakter popullsitë, por jo edhe social.

– Fshehtësi publike është që pjesa më e madhe e të punësuarve ishin të detyruar të kthejnë të hollat patronëve, por askush nuk morri guximin të flet për atë publikisht sepse menjëherë d do të pushohet, gjegjësisht për 8.500 denarë do të humb punën. Nga kjo masë dobi kanë pasur vetëm punëdhënësit që i kanë larë paratë, por edhe shteti që e ka mbledhur tatimin personal, thotë Risteski.

Luftëtarët për të drejta të të punësuarve thotë që për ata që paraqesin, që në lidhje me pagesën e K-15j janë drejtuar në më tepër institucione kompetente nuk ka sistem efikas për mbrojtje nga pasojat pas parashtrimit të paraqitjes, andaj, sipas tyre, numri i tyre është i vogël.

Madje në fund, kur edhe njëherë do të bëhet llogaritja, gjithnjë më e dukshme është që të punësuarit janë udhëhequr nga fjala e urtë “Frika e ruan rrushin”, ndërsa punëdhënësit edhe njëherë kanë treguar që në rend të parë kanë fitimin. Shteti, nga ana tjetër, me urtësi hesht sepse ajo ka marrë pjesën e saj.
Transparency International Maqedoni zbaton projektin “Përfaqësimi për mbrojtje të parashtruesve përfshirë edhe mediat dhe shoqërinë qytetare”, të mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë Holandë. Artikujt investigativ janë përgatitur në kuadër të projektit megjithatë nuk i pasqyrojnë qëndrimet e Ambasadës së Mbretërisë Holandë.

Korniza 1

“Solidaritet”: Nuk jemi të kënaqur nga puna e Inspektoratit Shtetëror për Punë

Nga lëvizja e të majtës “Solidaritet” theksojnë që nuk janë të kënaqur nga puna e Inspektoratit Shtetëror të Punës.

– Të punësuarit kanë frikë personalisht të paraqesin parregullsi, andaj ju ofruam që parashtesat të dërgojnë tek ne, dhe ne të dërgojmë në Inspektoratin Shtetëror për Punë. Kur dërguam dy parashtresa për parregullsi të K-15, nga inspektorati u përgjigjën që kanë bërë kontroll të firmave që janë përmendur por nuk u përgjigjën se çfarë kanë gjetur. Nëse firmat janë ndëshkuar, ose ndoshta të punësuarit kanë gënjyer. Sidoqoftë, kjo është dëshmi që inspektorati nuk bën punën deri në fund, thotë Zdravko Savevski nga “Solidaritet“.

Korniza 2

“Lenka”: Ju kanë dhënë k-15, dhe pastaj i kanë ndëshkuar me gjobë për shumën e njëjtë

Dejan Lutovski nga lëvizja për drejtësi sociale “Lenka” thotë që edhe në adresën e tyre kanë arritur ankesa nga të punësuar.

– Në biseda joformale me shumë të punësuar, më shpesh kanë përmendur dy mënyrat e manipulimit me të cilat shërbehen punëdhënësit. Në rastin e parë ju kanë paguar paratë në llogari, megjithatë pastaj ju kanë kërkuar mbrapa ndërsa ka pasur ashtu që rregullisht kanë paguar K-15, por pastaj e kanë ndëshkuar të punësuar për shumën e njëjtë, thotë Lutovski.

Transparency International Maqedoni zbaton projektin “Përfaqësimi për mbrojtje të parashtruesve përfshirë edhe mediat dhe shoqërinë qytetare”, të mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë Holandë. Artikujt investigativ janë përgatitur në kuadër të projektit megjithatë nuk i pasqyrojnë qëndrimet e Ambasadës së Mbretërisë Holandë”.

Lajme të ngjashme

Back to top button