Nora Aliti takon grupin e Bundestagut

Deputetja Nora Aliti si kryesuese e komisionit për euro integrime ka pritur në një takim pune grupin parlamentar për bashkëpunim mes Gjermanisë dhe Evropës Juglindore pranë Bundestagut gjerman, i udhëhequr nga Peter Vajs.

Është biseduar për proceset eurointegruese të Maqedonisë dhe më gjerë në rajon por edhe për gjendjen aktuale si në BE ashtu edhe në vend.

“Nga të gjitha angazhimet dhe masat konkrete që ka marrë vendi juaj për mbështetje të Maqedonisë për të cilat padyshim jemi shumë mirënjohës, do doja të veçoja vëmendjen dhe mbështetjen tuaj ndaj Ballkanit Perëndimorë e cila u demonstrua fuqishëm në konferencën e Berlinit në gusht të vitit të kaluar. E veçoja ngase në kohë kur euro skepticizmi është faktor sot më shumë se sa dje në parlamentin Evropian dhe në kohë kur sot më shumë se dje dëgjojmë për një lodhje nga zgjerimi, ripërtëritja e mesazhit se porta e Evropës është e hapur për vendet që do të bëjnë reformat e kërkuara është një mesazh shpresëdhënës dhe aq i nevojshëm për qytetarët tanë të cilët pavarësisht ndodhive mbeten të palëkundur në aspiratën e tyre euroatlantike për këtë vend”, thotë deputetja Aliti pas takimit me Vajs.

Sipas Nora Alitit, mungesa e një pjesë të opozitës në kuvend dhe si rrjedhojë edhe në këtë komision e bën debatin jo të tërë edhe dialogun politik jo të plotë por edhe reformat jo gjithëpërfshirëse.

 

 

 

Back to top button