Kakavijë, policia kufitare ndalon 34 klandestinë, nga Maroku e Algjeria

Policia kufitare në pikën e Kakavijës ka ndaluar sot 34 klandestinë, kryesisht nga Maroku dhe Algjeria.

Mësohet se operacioni i policisë është zhvilluar poshtë fshatit Radat, ndërsa ndalimi i klandestinëve është bërë rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm.

Dyndja e klandestinëve ditët e fundit ka bërë që policia kufitare të forcojë kufirin jeshil. Klandestinët e përdorin vendin tonë kryesisht si vend transit për të kaluar më pas për në vende të tjera të Europës.

Edhe dje në tre operacione të policisë kufitare janë arrestuar 55 klandestinë./BW

Lajme të ngjashme

Back to top button