Agjencia për Komunikime: Ne nuk kontrollojmë nëse ka përgjime të pa autorizuara

“Agjencia për komunikime elektronike, sipas Ligjit ka për detyrë dhe mund të reagojë në MPB ose te operatori i telekomunikimit vetëm nëse ka problem në komunikimin e ndërsjellë.  Agjencia bënë vëzhgimin vetëm nëse njëra nga dy palët lajmëron se nuk respektohet bashkëpunimi. Në asnjë rast tjetër nuk bëjmë mbikëqyrjen”, thotë Vlladimir Ristovski nga Agjencia për Komunikime Elektronike.

Ky qëndrim I Agjencisë dhe komunikata e djeshme e operatorëve mobil është i lidhur me akuzat e liderit të LSDM-së Zoran Zaev, i cili  prezantoi skandalin e përgjimeve.

Sipas nenit 175 të Ligjit për komunikime elektronike, operatorët janë të detyruar që të sigurojnë të gjitha mjetet teknike të nevojshme që të mund të përcjellin të gjitha komunikimet në rrjetet e tyre. Sipas nenit 9 urdhrin për ndjekjen e komunikimeve  dhe zbulimin e autorëve të veprave penale e sjellë gjykatësi kompetent me kërkesë të Prokurorit publik me vetë iniciativë ose me propozim të zyrtarit policor.

Lajme të ngjashme

Back to top button