Honorarët në protestë: “Jo” ndryshimeve të Ligjit për kontributet

Honorarët sot nëpërmjet protestës do t’i thonë jo ndryshimeve të miratuara të ligjit për kontributet për punët me honorarë. Nënshkruesit e konventës për solidaritet dhe mbrojtje të punëtorëve, shoqatat qytetare , aktivist dhe individ thonë se qëndrojnë fuqishëm në kërkesat e shtruara më 12 dhjetor nga të cilët e para është tërheqja e plotë e ndryshimeve të Ligjit.

Edhe përkundër kësaj askush nuk i mori parasysh kërkesat e honorarëve . Pakënaqësinë për një sjellje të tillë honorarët do ta shprehin sot në orën 14 para parlamentit nga ku do të marshojnë drejt qeverisë ndërsa protesta do të përfundojë në kampusin e universitetit Shën Kirili dhe Metodi në Shkup ku do tu jepet përkrahje studentëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button