Barca e Reali në garë pas De Sciglios

Mattia De Sciglio në fund të këtij sezoni pritet t’i thotë lamtumirë Milanit. Reprezentuesi italian ka zgjuar interesimin e disa skuadrave.

Sipas gazetës së përditshme katalune, Sport, Barcelona dhe Real Madrid janë duke kërkuar shërbimet e mbrojtësit 22 vjeçar.

Të dy skuadrat e kanë nga një njeri që më parë ka punuar te Milani, dhe nëpërmjet tyre do të mundohen ta realizojnë këtë transferim.

Real Madridi e ka Carlo Ancelottin (ish trajner i Milanit), derisa Barcelona Ariedo Braidan, i cili ishte drejtor sportiv i Rossonerëve, tash i ekipit katalan.

Lajme të ngjashme

Back to top button