Ekipe zvicerane kërkojnë shërbimet e Bashës

Migjen Basha pritet të largohet nga Torino gjatë afatit kalimtar të verës, atëherë edhe kur do t’i skadojë kontrata me ekipin nga Serie A.

Reprezentuesi i Shqipërisë ende nuk ka vendosur se ku do ta vazhdoj karrierën, derisa disa skuadra kanë filluar të bëjnë plane për angazhimin e mesfushorit.

Njëra nga to është Grasshopper. “Ai është një nga dhjetë – pesëmbëdhjetë lojtarët që kemi në listë.”, ka thënë drejtosi sportiv i kësaj skuadre, Axel Thoma, për Blick.

Migjen Basha po vazhdon të rikuperohet nga lëndimi, të cilin e kishte pësuar sezonin e kaluar. Ai, në këtë sezon nuk a luajtur asnjë ndeshje zyrtare me Torinon.

Lajme të ngjashme

Back to top button