Vuçiq në fund të majit vizitë në Shqipëri

Në fund të majit të këtij viti, kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka paralajmëruar se do të vizitojë Shqipërinë.

Kreu i qeverisë serbe mësohet se do të vizitojë Tiranën më 28 dhe më 29 maj, kur edhe do të zhvillohet një forum i madh ekonomik, siç transmeton “B92”.

Së bashku me kryeministrin shqiptar Edi Rama, Vuçiç do të ketë disa takime me qëllim të realizimit të disa projekteve të përbashkëta investuese.

“Me këto projekte do të paraqitemi bashkë në Bruksel”, ka thënë Vuçiç.

Lajme të ngjashme

Back to top button