BE miraton masa të reja kundër terrorizmit

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian janë dakorduar për marrjen e disa hapave në mënyrë që t’i mbrojnë vendet e tyre nga terrorizmi.

Masat e reja janë miratuar në një samit joformal që është mbajtur pasditen e së enjtes.

Udhëheqësit e BE-së janë ngutur të ndërmarrin këto masa dhe atë që nga sulmet terroriste të janarit në Paris.

Në kuadër të masave të reja përfshihen, kontrolli më i detajuar i pasagjerëve që udhëtojnë përmes linjave ajrore, kontrollet më të ashpra kufitare dhe largimin nga interneti i përmbajtjeve terroriste apo ekstremiste.

“Të gjithë qytetarët kanë të drejtë të jetojnë pa frikë, të çfarëdo opinioni apo besimi qofshin”, thuhet në një deklaratë të përbashkët të udhëheqësve të BE-së.

“Ne do t’i mbrojmë vlerat tona të përbashkëta, për t’i mbrojtur të gjithë nga dhuna që është e bazuar në motivet etnike apo fetare”, thuhet më tutje në deklaratë. /REL/

Lajme të ngjashme

Back to top button